Maqedoni, mediat aspak të interesuara për seancat parlamentare

“Raportimi nga debatet në seancat plenare u ul në nivelin më të ulët (6%) deri tani, krahasuar me periudhat paraprake të monitorimit shtator – dhjetor 2015, janar – 6 prill 2016 dhe 7 prill – 31 korrik 2016”, thuhet në raportin e Instituti për Demokraci “Societas civilis- Shkup” (IDSCS), njofton Portalb.mk.

Nga IDSCS-ja thonë se “mediat më shpesh publikonin informacione në të cilat Kuvendi vetëm përmendet, ku fokusi nuk është në përmbajtjen e punës së tij, por në krizën politike dhe raportet midis partive më të mëdha. Në vendin e dytë janë informacionet të cilat janë në përgjithësi për punën e Kuvendit. Informacionet për qëndrimet e deputetëve për ngjarjet tjera që nuk janë në mënyrë të drejtpërdrejtë të ndërlidhura me punën e Kuvendit janë në vend të tretë (16%)”.

Për sa i përket diskutimeve të seancave plenare, në këtë raport veçojnë raportin e Prokurorisë Speciale Publike, për motin e keq dhe për buxhetin shtetëror të 2017-s.

“Gjatë raportimit nga diskutimet nga seancat parlamentare, vëmendje më të madhe fitoi diskutimi për raportin e prokurores speciale publike, Katica Janeva, mandej për debatet për motin e keq dhe mënyrën në të cilën shërbimet shtetërore duhet të ballafaqohen me pasojat, që në fund fokusi të kthehet drejtë diskutimit për Buxhetin për vitin 2017. Pas shpërbërjes së parlamentit informacionet nga mediat për Kuvendin ishin më së shumti në kontekst të krizës politike” shkruan në raportin e IDSCS-së.

Nga ky institut gjithashtu numërojnë edhe mediat të cilat publikuan informacione për sa i përket kuvendit, ku si tri të parat janë gazeta “Koha”, “Utrinski Vesnik” dhe “Slloboden peçat”.

“ “Koha” në përgjithësi publikoi më shumë informacione (23%) në të cilat përmenden Kuvendi dhe deputetët ose ku kanë të bëjnë me punën e Parlamentit. Në vendin e dytë në këtë periudhë është “Utrinski vesnik” (15%), ndërsa i treti është “Slloboden peçat” (14%)”, shkruhet në raport.

Nga ky institut u vlerësua edhe mënyra e raportimit të hulumtimit “Parlamenti nën llupë” ku TV Alsat-m gjatë raportimit të rezultateve të këtij hulumtimi është përqendruar në komisionet parlamentarë ndërsa TV Sitel në deklaratat e ciklit të parë të këtij debati.

“Në kontributet në TV Alsat-m (56%) fokusi më së shumti ishte në debatet në komisionet parlamentare. Informacionet në Sitell (57%) me së shumti ishin të fokusuara në deklaratat e cikli të parë i cilësisë së debatit dhe të raportimit mediatik u zhvillua në kuadër të projektit “Kuvendi nën llupë””, shkruan në raport.

Nga ky institut hodhën në shqyrtim se “informacionet e publikuara që kanë të bëjnë me Kuvendin më shpesh janë të strukturuara si raporte informative (56%) ose lajme të shkurtra me informacione themelore për ngjarjet (21%). Gjithsej 15% shkojnë në shkrime të cilat krahas elementeve informative përmbajnë edhe elemente analitike. Vetëm 7 % nga informacionet për Kuvendin janë të strukturuara si analiza ose koment”.

Përndryshe, ky raport është realizuar në kuadër të projektit “Parlamenti nën llupë” i financuar nga Agjencia Zvicrane për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button