Burrneshat shqiptare, që habisin botën

Mund të duken si burra të moshuar, por fotografitë e vjetra tregojnë se kemi të bëjmë me një minoritet grash të cilat ekzistencënn e tyre e kanë në rajone të izoluara në veri të Shqipërisë, dhe të cilat kanë vendosur të jetojnë dhe të sillen si burra.

Kështu nis reportazhi i britanikes Deili Meil për fenomenin e burrneshave shiptare. Burrneshat të njohura ndryshe dhe si virgjëresha të betuara, presin flokët, mbathin veshje meshkujsh dhe marrin përsipër të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë e një kryetari tipik të familjes. Ndryshe nga gratë e tjera atyre u lejohet të pijnë, të tymosin cigare, të mbajnë armë dhe të shoqërohen me burra të tjerë.

Tradita nis me kodin tribal të shekullit të 15, ku familjet të cilat nuk kishin apo kishin humbur trashëgimtarin mashkull detyronin vajzën më të madhe të shtëpisë që të merrte përsipër detyrat patriarkale. Në këmbim të këtyre privilegjeve mashkullore, burrneshat duhet të zotohen për beqari të përjetshme. Në sytë e shoqërisë rurale shqiptare kjo mbetet e vetmja mënyrë që ato të jetojnë vërtet si burra.

Qamile Stema, 92 vjec, ka jetuar si burrneshë që kur ishte 20 vjec. Sipas gazetarit spanjoll Luis Dafos, i cili i ka bërë disa fotografi asaj në janar të këtij viti, ky vendim ishte e vetmja mënyrë që Qamilja të trashëgonte tokat e familjes së saj dhe të mbronte 9 motrat më të vogla pas vdekjes së babait. Ajo ka jetuar vetëm për pjesën më të madhe të jetës dhe është burrnesha e fundit në malin e vogël në fshatin Baraganesh. E pyetur se si e identifikonte veten ajo përgjigjet se gjithnjë është ndjerë burrë dhe grua njëkohësisht.

Mund të duket një perspektivë e zymtë për shumë, por në disa rajone veriore shumë konservatore, ku gratë nuk mund ti japin makinës apo të punojnë, kjo mbetet e vetmja mënyrë që të kenë një liri relative në jetë. Disa vajza të reja zgjedhin të bëjnë këtë jetë për ti shpëtuar nëj maretse të detyruar që në adoleshencë me burra shumë të mëdhenj në moshë. Duke e kaluar jetën mes punëve të rënda të shtëpisë dhe në izolim të plotë.

Diana Rakipi, tashmë 59 vjec, vendosi të bëhej burrneshë në moshën 17 vjecare, kjo pasi ajo kishte preferuar gjithnjë të luante me djemtë kur ishte fëmijë, dhe një ardhme si grua shtëpiake nuk bënte pjesë në planet e saj. Edhe pse ka jetuar e vetme Diana është e sigurtë se do ribënte sërish të njëjtën zgjedhje nëse do i jepej mundësia.

Por nga ana tjetër ka dhe familje të cilat nuk e pranojnë lehtë këtë zgjedhje të vajzabe. Hajdari një burrneshë tashmë 86 vjecare filloi të vishej si djalë që në moshën 6 vjec pasi sndihej si një vajzë. Por mamaj e rrihte dhe e detyronte të vishte rroba vajzash.

Vetëm në moshën 12 vkec i ati do të bindej për zgjedhjen dhe do të pranonte vendimin, që vajza e tij të jetonte si burrë deri në fund të jetës. Por nga ana tjetër Hajdari ëshët shprehru se nëse një djalë do të vishej si vajzë dhe d të sillej si e tillë, atëherë ai do të meritonte të rihej keq. 71 vjecarja, Haki, i përgjigjet ashpër gazetarit kur ai e provokon për faktin se të qënit burrneshë ka lidhje me prirjen për të qenë lesbike.

Aktualisht burrneshat janë të pakta në numër, pak janë edhe ata në Shqipëri që pranojnë se nuk kanë dëgjuar për këtë fenomen, madje ka të tjerë që e konsiderojnë si një legjendtë, që ndoshta në një të ardhme të afërt ashtu do të jetë

Lajme të ngjashme

Back to top button