Kundërspin: VRMO-DPMNE me qëndrime të ndryshme për Koçanin dhe Ramkovskin

VMRO-DPMNE me lehtësi të paparë dhe pa përgjegjësi për fjalën e thënë publike, gjatë kumtesës së radhës, ndanë etiketime, spinohet se është rrezikuar liria e mediumeve, kërcënon gjyqësorin dhe kryen shtypje mbi gjykatësit, shkruan “Vërtetëmatës“. 

VMRO-DPMNE dha kumtesë/deklaratë në lidhje me caktimin e masës për paraburgim nga ana e Këshillit Penal pranë Gjykatës Themelore Shkup 1, në të cilën ka shumë të pavërteta dhe spinime prej të cilave ndajmë këto në vazhdim:

Spin: Ky akt (caktimi i masës me paraburgim për Sead Koçan) është tentim për ngulfatje të demokracisë dhe lirisë së medieve në Maqedoni. Ky akt do të jetë sulm serioz mbi lirinë e mediumeve në Maqedoni.

VMRO-DPMNE nuk do të qëndroj gjakftohtë në një politik të këtillë të LSDM-së e cila doli e humbur në zgjedhje dhe nuk mund të futet në qeveri, por përmes PSP-së ku është në pushtet nga dita e parë e formimit të saj, tani më praktikon pushtet skajshmërisht jodemokratike, ngulfatije të lirisë së medieve, thyerje të ligjeve dhe shkelje të demokracisë.

VMRO-DPMNE i paralajmëron të gjithë gjykatësit, pavarësisht nëse janë nën shtypje të LSDM-së, ose nga cila do arsye duan të kënaqin Zoran Zaevin dhe skenaristin e tij, se duhet që të punojnë në pajtim me ligjin dhe Kushtetutën dhe se nuk guxojnë që të shndërrohen në mjet politik të LSDM-së dhe PSP-së. Çdo punë joligjore do të jetë subjekt i përgjegjësisë, dhe secili në këtë shtet duhet që të jetë i barabartë para ligjit, përfshirë këtu edhe gjykatësit. 

Rënia eventuale nën shtypje ose ndikim të gjykatësve në rastin me pronarin e këtij mediumi nuk do të mbetet pa reagim të VMRO-DPMNE-së.

[Burimi: VMRO-DPMNE, ueb faqja, Data: 16.03.2017]

Kundëspin: Partia e VMRO-DPMNE-së me lehtësi të paparë për përgjegjësi ndaj fjalës së thënë publike, dorëzoi kumtesë në të cilën edhe ndahen etiketat pa asnjë fakt, edhe spinon se nga të tjerët është rrezikuar liria e mediumeve, edhe kryhet kërcënim dhe shtypje e drejtpërdrejt mbi gjyqësorin mbi gjyqësorin.

Në sqarimin e këtyre të vërtetave të shtrembëruara në pjesën të cilën e ndamë për analizë duhet që të dihen faktet në vazhdim:

E para: Caktimi i masës paraburgim për pronarin e TV “Nova” nuk mund që të vlerësohet si ngulfatje e mediumeve dhe demokracia në Republikën e Maqedonisë, para së gjithash, për shkak se masa e Këshillit Penal në gjykatën e Shkupit është ndërmarr pas kërkesës së Prokurorisë Publike Speciale (PSP) në lëndën hetimore e cila është e lidhur jo me punën e televizionit, por me prokurim publik të kompanisë “Transmet” lartësia e marrëveshjes kap vlerën prej 17 milion euro, e arrirë me kompaninë ELEM.

Sipas ekspertëve për prokurim publik të cilët kanë folur me emisioni debativ “Top Tema” në TV “Tellma” me 15.03.2017, kompania “Transmet” e cila është udhëhequr nga  Sead Koçan, në vitet e fundit arritën marrëveshje për prokurim publik me shtetin (ministri, fonde, ndërmarrje publike, etj), që kapin vlerën 80 milion euro! Nëse pronari i kësaj kompanie përfituese dhe të suksesshme, ka vendosur që të hap edhe televizion ambicioz a thua kjo do të thotë se asnjë organ hetimor nuk guxon që të pyet për ndonjë marrëveshje me “Transmet” dhe në Koçan qeverinë, vetëm që të mos jetë i akuzuar për veprim kundër lirisë së mediumeve?

Në të vërtetë, në raste të këtilla hapet një pyetje tjetër parimore – përse secili biznesmen i suksesshëm në RM-së haptazi ose fshehtazi ka ambicie që të hap televizion ose medium tjetër?

RAMKOVSKI – KOÇAN, QËNDRIME TË NDRYSHME

E dyta:  Sulmet mbi PSP-në me akuza se është zyrë e LSDM-së, sulme të cilat bëhen edhe më brutale me rritjen e numrit të funksionarëve të dyshuar dhe të akuzuar të VMRO-DPMNE-së, kjo tashmë është një fenomen i zakonshëm. Por, absurdi i kualifikimeve të tilla dhe etiketimeve nuk kanë kufij:

VMRO-DPMNE nuk do të qëndrojë gjakftohtë ndaj një politike të këtillë të LSDM-së, e cila doli e humbur në zgjedhje, por pasi që ka pushtet në PSP që nga dita e parë, tani më praktikon qeverisje skajshmërisht jodemokratike – ngulfatje të lirisë  së medieve! 

Që të shihet i gjithë absurdi i një pretendimi të këtillë, vlen publikisht që të parashtrohen pyetjet në vazhdim dhe gjithsecili prej tyre duhet t’ju përgjigjet me vetëdije këtyre pyetjeve:

  • Gjatë kohës së cilës qeveri ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore, gjendja me lirinë e mediumeve dhe me mediumet në përgjithësi është keqësuar dhjetëfish, që sot Maqedonia të klasifikohet në grupin e mediumeve jo të lira në vend?
  • Familja Ramkovski, babai Velija, vajza Emel dhe persona të tjerë nga rrethi i tyre u dënuan me burg shumë vjeçar, ku Velija ende vuan dënimin për shkak të krimit financiar. Përse hetimi, paraburgimi dhe burgu për Ramkovskin nuk ka qenë sulm mbi lirinë e mediumeve, ndërsa vet kërkesa për paraburgim për Koçanin nuk ka qenë një sulm i tillë? Për çfarë hipokrizie bëhet fjalë në qëndrimet e dala nga deklaratat e VMRO-DPMNE-së?

KËRCËNIMET NDAJ GJYKATËSVE TË CILËT NUK JU PËLQEJNË

E treta: VMRO-DPMNE paralajmëron gjykatësit…Vet fjalia në vetvete është shtrembërim i të vërtetës, sepse, gjykatësit juridik-formal janë një pushtet i tretë e pavarur, ndërsa VMRO-DPMNE si parti demokratike respekton ndarjen e pushtetit?!

Por, nuk dëshiron që të jetë ashtu. Raportet relevante të Unionit Evropian për Maqedoninë, të Stejt Depatamentit, të organizatave të tjera ndërkombëtare, por edhe të ekspertëve të opinionit vendas, edhe të vetë gjykatësve vendas – tregojnë se gjyqësori në Maqedoni është në gjendje katastrofale dhe është nën ndikim të drejtpërdrejt të partisë në qeveri.

Bazuar në këtë, kërcënimi ndaj disa gjykatësve të cilët kanë marr dënim, të cilët, nuk gëzojnë pëlqimin e VMRO-DPMNE-së, është fakt për procedurë jo demoraktike të partisë, që secilin hap të saj e arsyeton me spin të tipit – gjykatësit kanë punuar për Zaevin, liderin e opozitës.

Për shkak të argumenteve të dhëna më lartë, vlerësojmë se pjesa e kumtesës/ deklarata nga VMRO-DPMNE, të cilën e analizuam, padyshim është spin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button