Pendarovski: Nuk do të bëj pazar me partitë shqiptare

Pushteti dhe opozita patjetër duhet të ndërtojnë qëndrim të përbashkët dhe të qëndrojnë pas atij qëndrimi, pasi Maqedonia patjetër duhet të ketë “vija të kuqe”. 

Kompromis është i nevojshëm vetëm me konsensus nga të gjitha subjektet relevante politike, sipas principit të Marrëveshjes së Ohrit, porositë kandidati për president të Maqedonisë, Stevo Pendarovski në  televizionin “24 vesti”. 

Ai tha se në Maqedoni ekzistojnë të burgosur politik, kurse kjo qeveri e ka dëmtuar demokracinë e vendit.  

Ai gjithashtu ka thënë se kërkesa e BDI-së për kandidat konsensual për president, është një kërkesë për kandidat të përbashkët ndërmjet koalicionit. 

Sipas Pendarovskit, mosmarrëveshjet mes Ahmetit dhe Gruevskit janë një skenarë. Ai ka thënë se target i tij nuk janë partitë shqiptare dhe nuk do të bëjë pazar me ata, si dhe as të merret vesh për ndonjë shkëmbim të votive. Ai konsideron se qëllimi i tij kryesor janë qytetarët.  

Lajme të ngjashme

Back to top button