Sonte skadon afati për dorëzimin e kandidaturave për president

Sonte në mesnatë skadon afati që partitë politike deri te Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) t’i dorëzojnë kandidaturat për zgjedhjet presidenciale të caktuara për më 13 prill.

Kandidatët tashmë janë të njohur dhe janë konfirmuar nga partitë – presidenti aktual Gjorge Ivanov nga VMRO-DPMNE, Iljaz Halimi nga PDSH-ja, Zoran Popovski nga GROM dhe Stevo Pendarovski nga partia LSDM.

Sipas informacioneve të KSHZ-së, deri më tani janë dorëzuar kandidaturat e Ivanovit, Popovskit dhe Halimit. Siç njoftuan nga LSDM-ja, kandidatura e Pendarovskit do të dorëzohet sot, ndërsa është mbështetur nga të gjithë deputetët e partisë dhe partnerëve të tyre të koalicionit.

KSHZ-ja menjëherë pas marrjes ose më së voni në afat prej 48 orë në listën e kandidatëve konfirmon se nëse ajo është dorëzuar në afatin e konfirmuar dhe e përbërë në pajtueshmëri me dispozitat e Kodit Zgjedhor. Në qoftë se KSHZ-ja konfirmon se në listë ka parregullsi të caktuara, e fton dorëzuesin e autorizuar, t’i mënjanojë në afat prej 48 orësh. 

Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, po vijon afati për shqyrtimin e Listës zgjedhore dhe për paraqitjen e diasporës për votim ose për regjistrim, plotësimin apo fshirjen e të dhënave të Listës zgjedhore. Ky afat skadon më 30 mars.

Fushata për zgjedhjet presidenciale fillon më 24 mars, ndërsa për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 prill. 

Lajme të ngjashme

Back to top button