Nexhipi përsëri shënon për Partizanin

Skuadra e Partizanit që po drejtohet nga Sampaio, e ku po luajnë dhe tre futbollistët shqiptarë nga Maqedonia, Ertan Demiri, Nderim Nexhipi dhe Mevlan Murati ka arritur fitoren e radhës. 

Golat janë shënuar përmes penaltive, i pari në listën e golashënuesve është regjistruar Memelli që më pas të shënojë dhe Nexhipi, për të cilin është goli i dytë sezonal nga pesë ndeshje sa ka luajtur. Me këtë lojë që po tregon Nexhipi, ai po dëshmon se është përforcim shumë i qëlluar i Partizanit. 

Kjo fitore i jep një shtytje të fort në kampionat Partizanit për të fituar të drejtën për një pjesëmarrje në kupat e europës sezonin e ardhshëm. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button