Nëse ha edhe ti në tryezën e punës, ka diçka që duhet ta dish patjetër

Gjërat me të cilat jemi mësuar në përditshmëri dhe duken aq të thjeshta, në të vërtetë nuk janë aq sa duken. Disa prej tyre janë të dëmshme, ndërsa të tjera mund të jenë vërtet të rrezikshme për shëndetin tonë, shkruan Revista Class, transmeton Portalb.mk.

Vendet e punës janë nga më të ndryshmet. Kushtet që ofrojnë, gjithashtu, në përgjithësi nuk janë të përshtatshme për të ngrënë, madje shpeshherë janë të rrezikshme.

Nga studimet e kohëve të fundit, tryeza e punës është një prej vendeve që mbledh më shumë baktere se çdo kënd tjetër i zyrës. Të hash mbi të, do të thotë të futësh në organizëm një numër të madh bakteresh, të cilat, përveç të tjerave, nuk janë të mira as për tretjen. Nëse kjo nuk është e mjaftueshme, mos harro se era e ushqimit mund të shqetësojë edhe kolegët e zyrës, truri ka nevojë për pushim, këmbët për stërvitje, ndërsa stomaku nuk mund ta tretë ushqimin, sepse truri nuk është i përqëndruar në konsumin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button