Mustafa nuk e procedon Ligjin për ushtrinë pa pajtimin e NATO-s dhe SHBA-së

Qeveria e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa nuk do të ngutet sa i përket procedimit të Ligjit për Forcën e Sigurisë, ani pse tri ministritë përkatëse kanë dhënë mendim pozitiv, njofton koha.net, përcjell Portalb.mk.

Hezitimi i kryeministri vjen për shkak të kundërshtimit të hapur që kanë shprehur dy aleatët strategjikë të Kosovës – NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan sot Koha Ditore.

Kërkesë e tyre është që ushtria e Kosovës të krijohet përmes ndryshimeve e kushtetuese, e jo vetëm atyre ligjore.

Pas heshtjes disaditore, kryeministri Isa Mustafa është deklaruar përkitazi me iniciativën ligjore të Thaçit.

Me gjithë hezitimin e kryeministrit, nisma ligjore e presidentit Thaçi u është nënshtruar procedurave në qeveri. Ka mbetur vetëm që ekzekutivi t’ia përcjellë Kuvendit. Tri dikastere qeveritare tashmë i kanë deponuar opinionet për Projektligjin për Forcën e Sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button