Barca e PSG vazhdojnë tutje në Champions

Barcelona edhe në Camp Nou shënoi fitore me rezultat 2:1 ndaj Manchester Cityt, në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Champions League në futboll. Katalunasit fituan edhe takimin e parë në Etihad me 2:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 4:1 mënjanuan Cityn.

Ballafaqimi ndërmjet këtyre rivalëve u përshkrua me veprime të mira, me raste shënimi nga të dyja palët por edhe me ndërhyrje të ashpra të mysafirëve. Në minutën e 51-të, Lionel Messi, me mjeshtrin e tij mashtroi mbrojtjen mysafire, i cili gjuajti nga rreth 13-14 metra dhe golin ia mohoi shtylla pingule. Pas dy minuta boshnjaku Dzeko pati rast të qindpërqind, por portieri Valdez shpëtoi gol të sigurt, duke dëbuar topin në korrne. Mesfushori Fabregas për mrekulli pason një top, ndërsa mbrojtësi Lescott nuk qe si duhet i vendosur, ku përfitoi Messi, i cili doli i vetëm me portier dhe shënoi gol për 1:0 në minutën e 67-të.

City barazoi rezultatin në minutën e 89-të përmes Kompany, ndonëse ishin me një lojtar më pak nga minuta e 78-ta kur përjashtohet Zabaleta. Pas dy minutave (90+1) Alves shënoi për fitoren e Barcelonës.

PSG-ja shënoi fitore me vështirësi me rezultat 2:1 kundër Leverkusenit dhe siguroi vizën për më tutje. Kampioni francez takimin e parë e pati fituar si mysafir me 4:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 6:1 eliminoi Leverkusenin. Qysh në minutën e 6-të mysafirët kaluan në epërsi (0:1) përmes Sam, por pas shtatë minutave (13′) Marquinhos barazoi rezultatin 1:1.

Në minutën e 28-të, Rolfes pati mundësi ideale të kaloi në epërsi ekipin gjerman, por nuk qe i saktë nga penalltia. Parisienët bënë lojë më të mirë dhe në minutën e 53-të ndëshkuan mysafirët duke iu falënderuar Lavezzit dhe 2:1.

Barcelona, PSG, Atletico Madridi dhe Bayerni janë kualifikuar në çerekfinale, ndërsa Milani, Manchester City, Leverkuseni e Arsenali u eliminuan nga garat e Champions League.

Lajme të ngjashme

Back to top button