Sot fillon pranvera, ja çfarë moti do të ketë në Maqedoni

Pranvera në hemisferën veriore fillon sot në orën 11:20 minuta. Në të njejtën kohë, në hemisferën jugore do të fillojë vjeshta.

Dita e parë pranverore në Maqedoni do të zgjasë 12 orë e 5 minuta. Dielli ka lindur në orën 5 e 39 minuta, ndërsa do të perëndojë në orën 17 e 44 minuta. Hëna, e cila është në fazën e çerekut të fundit, ka lindur 18 minuta pas mesnate, ndërsa do të perëndojë në orën 10 e 16 minuta.

Në ditën e parë të pranverës moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i nxehtë me temperaturë minimale prej 0 deri në 8 gradë Celsius dhe temperatura të ditës prej 14 deri në 23 gradë Celsius. Deri në fund të javës punuese Maqedonia do të jetë nën ndikimin e masës së ngrohtë ajrore, që do të kushtëzojë moti të jetë me diell dhe ingrohtë, me vranësira të vogla mesatare. Temperaturat maksimale do të jenë më të larta se mesataret për këtë periudhë të vitit. Në pjesët perëndimore do të ketë kushte për dukuri të rralla të reshjeve të shkurtëra të shiut, posaçërisht të martën dhe të enjten.

Fundjavën e ardhshme, natën midis 25 dhe 26 mars, do të fillojë përllogaritja verore e kohës, me atë që shigjetat e orës do të zhvendosen për një orë përpara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button