Tetovari lidh kurorë me shtetasen e Karaibeve

Biseda dyvjeçare në skype ndërmjet tetovarit Bobi Markovski (25)  dhe Vedelinit nga Karaibet, përfundoi me martesë.

Dy të rinjtë thonë se për ata dashuria është mbi të gjitha, dhe për këtë arsye Vedelin braktisi ishujt ekzotik për të jetuar në Çelopek të Tetovës.

“Për dy vite kemi biseduar në skype dhe Vedelin vendosi që të vjen dhe të më takoj. Ajo u mahnit nga bukuritë natyrore të fshatit tim. Përshtypje më të madhe i la tradita e sidomos kuzhina jonë tradicionale. Familja ime e pranoi atë pa paragjykime, dhe menjëherë u adaptua këtu tek ne, madje edhe thotë se Çelopeki është më i bukur se Karaibet”, tha Markovski. 

Lajme të ngjashme

Back to top button