PDSH: Halimi kandidat konsensual i shqiptarëve

Partia Demokratike Shqiptare dorëzoi kandidaturën e Iljaz Halimit për president të shtetit. Sipas PDSH-së Halimi është kandidati konsensual i shqiptarëve dhe se vota për të është referendum për të drejtat dhe lirit e shqiptarëve në Maqedoni. PDSH është e bindur se Iljaz Halimi do të vazhdoj garën edhe në raundin e dytë zgjedhor.

“Profesor Iljazi është kandidati konsensual i shqiptarëve… Vota pro kandidatit shqiptar do të thotë të stopojmë përbuzjen, të keqen, nënçmimin dhe diskriminimin e shqiptarëve që po i bën kjo qeveri BDI-VMRO. Vota pro është për një jetë më të mirë për shqiptarët, është referendum për të drejtat dhe lirit që aq shumë na mungojnë”, deklaroi Orhan Ibrahimi, PDSH.

Kandidaturën e Gjorge Ivanovit për president sot e ka dorëzuar edhe VMRO-DPMNE ndërsa kandidatura e Zoran Popovskit  është dorëzuar dje nga Opsioni Qytetar për Maqedoni. Nga LSDM-ja njoftuan se kandidaturën e Stevo Pendarovskit për president do ta dorëzojnë nesër kur edhe skadon afati për dorëzim. 

“Kandidatura përPendarovskin do të dorëzohet nesër.. Në të janë nënshkruar të gjithë deputetët e grupit parlamentar të LSDM-së dhe të koalicionit”, tha Oliver Spasovksi, LSDM.

KSHZ pritet që nesër të shqyrtoj kandidaturat e dorëzuara ndërsa në seancën e sotme ka kërkuar mjete financiare shtesë nga Ministria e financave me çka zgjedhjet paralele në Maqedoni, do të kushtojnë mbi 8 milion euro. 

“Ne kemi kërkuar shtesë tani për organizmin e zgjedhjeve parlamentare së bashku me presidenciale edhe 158 milion të tjerë . Në përgjithësi nga ajo shuma e përgjithshme që mund të na kushtojnë zgjedhjet paralele për presidenciale dhe parlamentare është diku 504 milion denar apo të përkthyer në euro diku 8.2 milion euro”, deklaroi Subhi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së.

Anëtari i KSHZ Sasho Srcev kërkoi që lista zgjedhore për zgjedhjet presidenciale tu dorëzohet partive politike për shqyrtim. Subjektet politike në afat prej 5 ditësh mund të dorëzojnë kërkesë deri në KSHZ për plotësimin apo shlyerjen e të dhënave në të listën zgjedhore. Ndërsa numri i votuesve të diasporës që kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet presidenciale është 8311 votues.

Lajme të ngjashme

Back to top button