Ka disa arsye pse meshkujt bëhen dembelë dhe nuk i përkushtohen lidhjes me ju

Mbase jeni duke u takuar me një mashkull të vërtet por duket se ai nuk po përkushtohet në ju. Kjo mund të jetë një situatë shumë e vështirë.  Nëse jeni në këtë situatë, atëherë lexoni këtë listë të arsyeve pse ai nuk po përkushtohet.

Ai nuk është gati për këtë hap

Një nga arsyet e mundshme pse ai nuk përkushtohet është se ai nuk ndihet ende gati. Atij mund t’i pëlqeni, por është duke menduar plane tjera për ju. Nëse jeni në këtë pozitë, ju duhet të vendosni  nëse ja vlen të pritni për të apo jo.

Atij nuk i pëlqeni dhe aq

Kjo është më të vërtet e vështirë për t’u kapërdi.  Ndoshta keni gjetur mashkullin e ëndrrave të juaja, por ndonjë herë kjo nuk është e dyanshme. Kjo është e dhimbshme por është mirë të dini cila është ideja.

Ai ka qenë i lënduar

Nganjëherë meshkuj kalojnë nëpër lidhje të këqija dhe kjo i lëndon ata. Nëse mashkulli me të cilin po dilni ka qenë i lënduar, ai mund ta ketë të vështirë të përkushtohet në lidhjeje të re. Nëse ky është rasti, atëherë ju keni dy zgjidhje. Pritni dhe provoni të vërtetoni se ju jeni ndryshe dhe fitoni zemrën e tij.

Ai është i ngadalshëm

Mashkulli me të cilin po dilni mund të shkoj mirë drejt një lidhjeje të përkushtuar, por ju nuk i shihni shenjat. Nganjëherë është e vështirë t’i shihni ato sepse ai ece ngadalë dhe sigurt.  Kështu që nëse ky është rasti, bëhuni të durueshme.

Atij i pëlqen të jetë beqar

Nëse po takoheni me një mashkull që pëlqen të jetë beqar, por vetëm të takojë femra atëherë largohuni nga ai. Ai nuk ka dëshirë të përkushtohet.  Ju meritoni një person, i cili është gati për lidhje të përkushtuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button