Elmazi mbron qëndrimin se dega e Strugës nuk mbështet listën e kandidatëve

Kryetari i degës së PDSH-së në Strugë Lavdrim Elmazi në një deklaratë për Alsat ka mbrojtur qëndrimin se dega e Strugës nuk mbështet listën e kandidatëve dhe se të njëjtën do ta shqyrtojë në mbledhjen e radhës të kuvendit të kësaj dege.

“Për çdo vendim dhe qëndrim të degës së Strugës do të informohen të gjitha mjetet e informimi, shqyrtimi i listës do të jetë një nga pikat tona të diskutimit, në mbledhjen e ardhshme”, është shprehur  kryetar i degës së Strugës, Lavdrim Elmazi për Alsat.

Megjithatë deklaratë e kreu të degës së Strugës, bie ndesh me qëndrim e kreut të PDSH-së Menduh Thaçi, i cili i cilësoi si të pavërtetë pohimet për pakënaqësi në degën e Strugës, dhe tha se bëhet fjalë vetëm për reagime individuale.

“Ato vendime nuk shkojnë prapa. Ato janë vendime të pastra, statutare, pozitive, lista e kandidatëve ka kaluar në kuvendin e degës së Strugës, lista e kandidatëve ka kaluar në kuvendin qendror të partisë, ka reagime individuale çdo kund por ato vendime nuk shkojnë prapa”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Dega e Strugës përmes një komunikatë dy ditë më parë reagoi ndaj listës se kandidatëve për deputetë për njësinë e 5 zgjedhore, me arsyetimin se kjo listë është miratuar në mungesë të konsultimeve me të.

Dy ditë më parë dega e Strugës doli me dy konkluzione:

1. Pranon dhe merr përsipër për obligim të informojë Kuvendin Qendror për tërheqjen e të gjithë kandidatëve që vijnë nga Struga, përveç kryesuesit të listës;

2. I bëjmë thirrje Kuvendit Qendror, të tërheqë listën e propozuar dhe të nisë konsultat me degës e Strugës, për tejkalimin e kësaj situate, në të kundërtën dega nuk do të mbajë përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button