Ruzhdi Lata: Vizita në diasporë ishte mjaft e begatë

Në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore një delegacion i përbërë nga kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti , kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Deari dhe kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata , vizituan migracionin shqiptar që gjinden në SHBA.

“Fillimisht shkuam në Çikago, atje ku komuniteti kërçovar është me numër më të madh, por kishin ardhur edhe mërgimtari nga Dallasi dhe Nju Jorku. Në këtë takim ishin tubuar të gjitha shoqatat shqiptare, për të arritur një marrëveshje dhe për të kandiduar një person i cili do të përfaqësonte kandidatët në diasporë. Pas disa bisedave përfundimisht u arrit që kandidat për deputet të jetë Tefik Abdullai  me prejardhje nga Prespa. Hasëm në mirëkuptim maksimal normalisht me kërkesat që kanë mërgimtarët tanë. Kërkesat e tyre janë shumë karakteristike  është një nostalgji për vendlindjet e tyre që të jetë të mira, të pastra dhe të rregulluara si dhe shërbimi administrativ që ata kërkojnë në periudhën kur ata vijnë gjatë verës, theksoi kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata.

“ Kolegët Fatmir Deari dhe Izet  Mexhiti udhëtuan për në Europë, ndërsa unë vazhdova takimet në Nju Jork me dibranët  dhe struganët. Atje  realizova një takim në xhaminë e Staten Island ku ishin tubuar mjaft dibranë , njëkohësisht edhe një takim tjetër me Shoqatën atdhetare dibrane në SHBA. NË këto dy takime ishte se pjesëmarrja ishte masovike me shprehje deklarative se tubimi ishte mjaft i madh dhe kërkonin gjithçka në lidhje me ekonominë e Dibrës edhe politikën në Maqedoni. Pasi ne treguam normativën se çka do të thotë deputet i diasporës  i cili do të përfaqësojë diasporën në Parlamentin e Maqedonisë dhe i njëjti duhet të qëndrojë në Maqedoni dhe ka të drejtë udhëtimi gjashtë herë në vit, të gjithë arritëm në mirëkuptim për të dhënë votën e tyre. Është një problem i cili kërkon zgjidhje ,pra aplikimi në formë elektronike që të kenë një dokument nga Maqedonia në përbërje biometrike dhe dokument që mërgimtari në fjalë qëndron në SHBA në mënyrë legale. Shumica e tyre këto dokumente i kanë dhe ditën e votimeve do të paraqiten në konsullatë, nënvizoi Lata.

“Karakteristikë e dibranëve ishte ne biseduam gjatë për Dibrën, biseduam për Radikën, për ekonominë , për rregullimin e rrugëve duke duruar vërejtje duke pranuar kërkesa dhe duke dhënë sqarimet tona. Vizitova edhe qytetin Vaterson, ku shumica e diasporës është struganë të etshëm për vendlindje ku ishin për pak biseda, nuk ishin të përfillur  , dhanë premtime se do të votojnë kandidatin Abdullai, u shpreh Lata.

“Shpesh herë e kam mbrojtur tezën se ne diasporën duhet ta bashkojmë , të jemi pranë saj , dhe se deputeti i diasporës do të përfaqësojë vetë diasporën për hallet  dhe kërkesat e tyre.
Vizita në diasporë ishte mjaft e begatë , shkëmbyem mendime dhe pranuam mendime nga shumë mërgimtarë tanë që e njohin Dibrën, dhe na mbetet të shpresojmë për ardhmëri më të mirë dhe bashkimin e diasporës , sepse mjaft janë të lodhur nga puna nga mallëngjimi , ndaj duhet të kenë një kompaktësi dhe unitet të përbashkët të interesit të përgjithshëm të çështjes shqiptare që ata  realisht edhe e kanë si diasporë”, përfundoi  kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata.

Lajme të ngjashme

Back to top button