Arrestimet në Kumanovë, i dyshuari i parë ka hipur mbi çati dhe ka refuzuar të arrestohet (VIDEO)

Gjithsej 13 persona që të gjithë anëtarë të një familje, janë arrestuar gjatë një aksioni policor në 
Kumanovë dhe rrethinë

Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski njoftoi se personat e arrestuar dyshohen të kenë kryer vepra që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, pastaj tregti me lëndë narkotike, me armë zjarri, pastrim parash si dhe nënë dyshimin se kanë dhënë para me kamatë. 

Sipas policisë, të arrestuarit dyshohen  se që nga viti 2004 kanë kryer vepra të rënda brutale dhe me këtë i kanë siguruar vetes pasuri të madhe në të holla dhe patundshmëri kundërligjore. 

“Një pjesë të madhe të këtyre parave ky grup kriminel i ka fituar nëpërmjet tregtisë ilegale me lëndë narkotike, përkatësisht me shitje të heroinës në Zvicër. 

Deri më tani janë arrestuar 13 persona, që të gjithë anëtarë të një familjeje nga Kumanova. Veprat për të cilat akuzohen të arrestuarit dhe deri më tani janë dokumentuar janë bashkim kriminel, tregti ilegale me lëndë narkotike, pastrim parash dhe për krim të dhunshëm, d.m.th bëhet fjalë për vepra që kanë sjellë përfitim të madh këtij grupi të organizuar kriminel”, tha zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski.

I dyshuari i parë ka refuzuar ti dorëzohet policisë ka hipur mbi çatinë e shtëpisë dhe ka qëndruar për një kohë të gjatë. Pas një ore I është dorëzuar policisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button