Maqedoni, një mashkull gjendet i vdekur në rrugë

Më datë 18.03.2017, në ora 12,35 në stacionin policor të Manastirit, është lajmëruar rasti i gjetjes së një trupi pa shenja jete, transmeton Portalb.mk.

Sipas policisë, në rrugën “Partizanska” është gjendur i vdekur M.J (68) nga Manastiri, i cili është paraqitur si i zhdukur ditë më parë, gjegjësisht më datë 12.03.2017 në polici.

Me urdhër të Prokurorisë Publike, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button