Franz-Lothar Altmann: Kosova nuk ka nevojë për armatë

Franz-Lothar Altmann, anëtar i kryesisë së Shoqatës për Evropën Juglindore dhe profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Bukureshtit, thotë se siguria e shqiptarëve, por edhe e serbëve në Kosovë duhet të garantohet nga trupat ndërkombëtare.

“Në Ballkan duhet të punohet më shumë drejt çarmatimit dhe jo drejt armatimit. Mendoj se është shumë vështirë të paramendohet që një armatë e Kosovës do të ishte në gjendje ta mbrojë vendin nga një armik imagjinar, i cili në rastin më të dyshimtë mund të jetë Serbia. Por, edhe në këtë rast një armatë e Kosovës, e cila do të ishte e vogël, nuk do të kishte kurrfarë shansesh që ta mbrojë tërësinë territoriale të vendit. Ndaj, nuk mund ta kuptojë vendimin për krijimin e një ushtrie”, thotë ai për DW.

“Mendoj se Kosova duhet të krijojë një forcë për ndihma teknike, të ngjashme me forcat në Gjermani për mbrojtje nga katastrofat dhe në situatat emergjente brenda vendit. Kosova nuk do të duhej ta ngarkojë buxhetin e saj me shpenzimet për armatimin e një ushtrie, e cila për mbrojtjen e vendit nuk ka shumë kuptim”.

Sipas tij, duhet të jepen garanci jo vetëm nga vendet perëndimore dhe NATO-s, por edhe nga Rusia dhe Serbia për sigurinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Ky është edhe qëllimi: që shteti i Kosovës dhe tërësia territoriale të jenë të pacenueshme. Këtë ndërkohë e ka pranuar edhe Serbia përmes negociatave dhe me nënshkrimin e marrëveshjeve në Bruksel. Pra garancitë janë më të rëndësishme se sa vetë mbetja e trupave ndërkombëtare në Kosovë”.

Lihtenshtajni apo Luksemburgu nuk kanë ndonjë armatë. Për të armata është mendim i shekullit të kaluar”.

“Në Evropë jemi në rrugën e zvogëlimit të rëndësisë së mbrojtjes së sovranitetit nga ushtria e një vendi të caktuar”, thotë ai duke shtuar se KFOR-i duhet të mbetet edhe një kohë më të gjatë në Kosovë.

“Për fat të keq, situata në veri të Kosoës ende nuk është zgjidhur dhe nuk mund të thuhet se është e qetë. KFOR-i duhet të mbetet në Kosovë deri në zgjidhjen e kësaj situate, sepse për sigurinë atje nuk mund të kujdeset ndonjë ushtri e Kosovës”, deklaron Altmann, i cili mendon se EULEX-i është një faktor shumë i rëndësishëm, i cili ende nuk mund të zëvendësohet nga Qeveria e Kosovës. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button