Tarikatet zyrtarizojnë bashkësinë e tyre të pavarur nga BIK

Tarikatet në Kosovë kanë zyrtarizuar bashkësinë e tyre të pavarur nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook, është njoftuar se është mbajtur Kuvendi Zgjedhor.

Deri më tani Tarikatet kanë qenë pjesë e Bashkësisë Islame të Kosovës. Përfshirja e Bashkësisë Fetare të Tarkateve si entiteti i gjashtë fetar në draft-ligjin mbi liritë fetare në vend ishte kundërshtuar nga BIK, duke thënë se ishte përfaqësuese e vetme e komunitetit mysliman në vend.

“Bashkësia e Tarikateve të Kosovës, është Bashkësi e pavarur fetare. Bashkësia vepron në bazë të ligjit, statutit dhe traditës së vet në interpretimin paqësor dhe autentik të Islamit. Tarikatet kultivojnë frymën e mëshirës dhe bamirësisë. Tarikatet jetojnë në tolerancë me traditat dhe fetë tjera”, thuhet në faqen e BTK-së në internet.

Në botën islame tarikatet dominojnë që nga shek XII.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button