Delegacion i Asamblesë parlamentare të KE-së takoi Iljaz Halimin

Dje kandidati për kryetar shteti Iljaz Halimi u takua me delegacionin 6 anëtarësh të asamblesë parlamentare të këshillit të Evropës, të udhëhequr nga euro-parlamentari austriak Stefan Shenak.

Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi me kandidatin për kryetar shteti. Iljaz Halimi dhe platformën e tij parazgjedhore. Halimi gjatë paraqitjes së tij foli për qëllimin e kandidimit të tij, procesin zgjedhor presidencial, problemet dhe pengesat eventuale që mund të paraqiten për shkak të mungesës së kushteve dhe pengesave tjera  për një prezenti të barabartë dhe të drejtë me kandidatët tjerë.

Krahas këtyre çështjeve Iljaz Halimi foli dhe për anët pozitive dhe negative të këtyre zgjedhjeve. Si pozitive përmendi faktin se në këto zgjedhje për herë të parë merë pjesë vetëm një kandidat shqiptar ku ekziston mundësia reale që të garon edhe në raundin e dytë me njërin nga kandidatët tjerë. Në këtë mënyrë qytetarët si shqiptarët ashtu dhe të tjerët do të kenë mundësi të përzgjedhjes së kandidatit me të përshtatshëm për ta.

Si anë negative përmendi tendencën e një subjekti politik që me çdo kusht të mos kenë sukses zgjedhjet presidenciale, madje me kanosje se cili do kandidat që do të zgjidhet do të jetë jo-legjitim. Me këto thirrje dhe kërcënime për bojkot drejt për se drejti ndikohet në cenimin e së drejtës së qytetarit që te voton në mënyrë të lirë dhe demokratike. Në ketë mënyrë, ky subjekt politik vjen në kundërshtim me vendimet që ajo vet i ka miratuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Bëhet fjalë për shkeljen e këtyre dy vendimeve që ata vet i kanë miratuar. E para kontribuon në uljen e cenzusit të daljes së qytetarëve në zgjedhje nga 50% në 40% dhe e dyta miratuan kodin zgjedhor që i përcakton rregullat dhe procedurat për zgjedhjen e kryetarit të shtetit i cili  do të kishte legjitimitet të plot për të  udhëhequr me shtetin.

Krahas këtyre çështjeve Halimi u përgjigj edhe në shumë pyetje të tjera për të cilat ata ishin të interesuar.  

Lajme të ngjashme

Back to top button