Belgu Van Hojte u përgjigjet sulmeve të VMRO-DPMNE-së: u shokova!

Piter Vanhojte, ndërmjetësuesi belg në Marrëveshjen e Përzhinos pas shkrimeve për federalizimin dhe gjuhën shqipe në Maqedoni vjen me një shkrim tjetër në të cilin ka reaguar fuqishëm ndaj shkrimeve të VMRO-së kundër tij. Ai ka quajtur VMRO-në, parti të vërtetë autoritare mundohen të ri-krijojnë të vërtetën, të shtypin dhe shfrytëzojnë qytetarët, të kontrollojnë gjyqësorin, tu kundërvihen mediave të lira dhe të shtrembërojnë të vërtetën transmeton Portalb.mk.

Shkrimin e plotë jua sjell Portalb.mk:

Shtrembërimi i së vërtetës

Ditëve të fundit, zbulova disa tekste interesante sa i përket shkrimit tim për të ardhmen e Maqedonisë. Është e qartë se VMRO nuk tenton të kuptojë atë që unë e shkrova. Shokues është interpretimi i tyre ndaj shkrimit tim. Së pari, ata duhet të ta pranojnë faktin se federalizimi është gjë krejtësisht e ndryshme nga krijimi i shteteve në shtet, duke rezultuar kështu në copëtimin e tij. Në shkrimin tim, kam sqaruar një qasje të ndryshme e cila është e mundshme, duke u fokusuar në të drejtat e komuniteteve.
Gjithashtu sqarova detajisht disa nga përparësitë e qasjes së tillë: ndihmon në mënjanimin e sistemeve autoritare, që në rastin e Maqedonisë, do të ishte e vlefshme kjo të konsiderohet. Por, leximi selektiv i VMRO-së, nuk e ka lexuar këtë pjesë të shkrimit tim, sikurse nuk i ka lexuar edhe pjesët ku kam sqaruar dallimet mes federalizimit si koncept dhe shtetet federale në një shtet.

Është më e lehtë për VMRO-në të thotë që unë punoj për LSDM-në, dhe sipas tyre, kjo ishte arsyeja pse unë u pushova nga negociatat, por kjo nuk është e vërtetë, ja pse:

  1. Nuk jam pushuar nga puna e ndërmjetësit nga BE-ja, por vetëm se marrëveshjes time i skadoi afati dhe nuk u vazhdua më tej, sepse një parti refuzoi të vazhdojë të angazhohet në proces në mënyrë konstruktive. Andaj negociatat ishin një qorrsokak.
  2. Asnjëherë nuk kam mbajtur anën e ndonjë partie, por gjithnjë e kam dhënë maksimumin tim për të ngelur i paanshëm dhe objektiv.
  3. VMRO refuzoi të vazhdojë punën me mua sepse kjo ishte më lehtë për to: “Nëse nuk të pëlqen porosia, vrit bartësin e porosisë” – pikërisht këtë e kanë bërë ata.
  4. Sa i përket lidhjes time me LSDM-në: edhe një sajesë e VMRO-së. Çfarëdo që unë shkruaj, e shkruaj si Peter Vanhoutte, si ish ndërmjetës dhe jo si person me përkatësi politike. Idetë për federalizimin, janë idetë e mia të cilat nuk rrjedhin nga asnjë parti në Maqedoni. Sidoqoftë, duhet ta pranoj se personalisht i çmoj idetë politike nga disa parti politike më shumë se nga disa parti të tjera. Po, jam një demokrat i vërtetë dhe i sinqertë dhe do të mbështes çdo parti që mbështet vlerat demokratike, mbron të drejtat e njeriut, mbron gjyqësorin e pavarur, kërkon përgjegjësi nga ata në pushtet, mbron mediat e lira. Si një demokrat racional, janë këto arsyet pse mendoj që LSDM dhe partitë shqiptare meritojnë mbështetjen tonë, pasi që ata së paku mundohen të gjejnë një rrugëdalje nga kriza politike aktuale, duke mos e kërcënuar asnjë me dhunë. Kjo paraqet demokracinë e vërtetë në vepër.
  5. Si në demokrat i sinqertë, i urrej ata që refuzojnë të japin llogari, të cilët në një mënyrë të vërtetë autoritare mundohen të ri-krijojnë të vërtetën, të shtypin dhe shfrytëzojnë qytetarët, të kontrollojnë gjyqësorin, tu kundërvihen mediave të lira dhe të shtrembërojnë të vërtetën. Partitë e tilla, mos them VMRO-DPMNE-ja, nuk përfaqësojnë asnjë nga vlerat evropiane të cilat ne si shtetas të Bashkimit Evropian duam ti shpërndajmë. Partitë e tilla autoritare janë kërcënimin i vërtetë i shoqërisë të Maqedonisë dhe banorëve të saj. Dhe po, ditën që VMRO-DPMNE-ja do të shndërrohet sërish në normale dhe mendje-hapur, duke promovuar vlerat kyçe si transparenca dhe llogari-dhënia, atë ditë, do të më bëhet qejfi që do ta mbështes këtë parti gjithashtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button