Bullgaria e gatshme ta mbrojë kufirin me Turqinë

Bullgaria kumtoi se është e gatshme t’i përforcojë patrullat dhe të përfundojë me rrethojën përgjatë kufirit juglindor me Turqinë në përpjekje për të parandaluar valë të re emigrantësh.

“Jemi të përgatitur që ta mbrojmë kufirin e shtetit në mënyrë që është mundësuar me ligj”, deklaroi ministri bullgar i Mbrojtjes, Stefan Janev gjatë vizitës në qytetin kufitar Tërnovë e Vogël.

Ai shtoi se edhe 24 km të rrethojës mbrojtëse do të jenë gati deri në fund të majit dhe se edhe qindra policë dhe 200 ushtarë janë dërguar për patrulla përgjatë kufirit.

Bullgaria është zhgënjyer për shkak të mbështetjes së hapur që Turqia ia jep partisë së pakicës turke në këtë shtet, ndërsa të cilët për herë të parë marrin pjesë në zgjedhje në Bullgari. Vitin e kaluar Bullgaria ngriti rrethojë me tel me gjemba në gjatësi prej 200 km që të parandalohet valë e re e emigrantëve sirianë, afganë dhe të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button