Trembëdhjetë federata mbështesin Armando Dukën në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s

Në Limassoll të Qipros është mbajtur një takim i përfaqësuesve të federatave të futbollit të Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Maqedonisë, Turqisë, Bullgarisë, Kroacisë, Qipros, Malit të Zi, Serbisë, Sllovenisë, Rusisë, dhe Rumanisë, njofton federata e Futbollit të Bosnje e Hercegovinës (N/FS BeH), raporton Anadolu Agency (AA).

“Pjesëmarrësit në takim përkrahën publikisht kandidaturat e Armando Dukës nga Shqipëria dhe Sarvet Yardimci nga Turqia për zgjedhjet e ardhshme për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s të cilat do të mbahen më 5 prill në Helsinki”, thonë nga N/FS BeH.

Përveç David Gillit nga Anglia dhe Marios Lefkaritis i cili tërhoqi kandidaturën e tij, në Limassoll u prezantuan kandidatët për Këshillin e UEFA-s.

Bëhet fjalë për Zbigniew Boniek (Poloni), Kairat Boranbayev (Kazakistan), John Delaney (Republika e Irlandës), Armando Duka (Shqipëri), Reinhard Grindel (Gjermani), Elkhan Mammadov (Azerbexhan), Karl-Erik Nilsson (Suedi), Kieran O’Connor (Uells), Michele Uva (Itali), Michael van Praag (Holandë) dhe Servet Yardicmi (Turqi).

Në pjesën e parë të takimit, përfaqësuesit e UEFA-s, Emilio Garcia dhe Chris Bonnet patën një prezantim me temën “Zbulimi i mashtrimit të basteve”, ndërsa Omar Ongaro nga FIFA prezantoi “Posedimi i një pale të tretë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button