Operacioni i koduar “MEGA”, në Vlorë sekuestrohet rreth 1.3 ton drogë

Gjatë një operacioni antidrogë të koduar “MEGA”, policia në Shqipëri, konkretisht në Vlorë, ka sekuestruar 1 ton e 283 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sattiva, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Policia e Vlorës në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë, Delta Force dhe Guardia di Finanza, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan një operacion të përbashkët nga toka dhe deti ku si rezultat u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme me lëndë narkotike në vendin e quajtur ‘Gjiri i Bristanit’, Karaburun, në tentativë për t’u trafikuar me mjete të shpejta drejt Italisë”, thuhet në një njoftim zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Sipas njoftimit, policia ka konstatuar dhe sekuestruar në afërsi të bregut të detit, 47 çanta të mbushura me lëndë narkotike, të fshehura në 3 vende të ndryshme në pyll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button