fbpx

SHHSHM: Marrëveshja mes akademive rehabiliton Enciklopedinë skandaloze

Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, parimisht përkrahë çdo lloj iniciative dhe bashkëpunimi në rajon që ka për qëllim zhvillimin e shkencës, artit dhe kulturës. Mirëpo, shprehim habi nga shpejtimi i nënshkrimit të djeshëm të një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Akademive të Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe asaj të Maqedonisë, pa u sqaruar çështja e Enciklopedisë skandaloze maqedonase, e përpiluar pikërisht nga ASHAM.

SHHSHM, publikisht pyet se si është e mundur që pa u përmirësuar fare Enciklopedia kontroverse maqedonase, e cila shqiptarët i quan “njerëz të ardhur prej maleve”, të nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi nga ana e ASHAK?! 

“Pse ASHAK të paktën nuk mori mësim Akademia e Shkencave Bullgare, e cila vëri si kusht formimin e komisioneve të përbashkëta profesionale për tejkalimin e dallimeve rreth çështjeve kontestuese të historisë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë?! Thuhet në komunikatën e SHHSHM-së.  

SHHSHM, me keqardhje konstaton se me këtë marrëveshje, ASHAK e ka rehabilituar Enciklopedinë famëkeqe maqedonase, duke mos ndjekur as praktikën e shteteve tjera të rajonit, të cilat dinë shumë më mirë ta ruajnë trashëgiminë dhe identitetin e tyre kulturor dhe kombëtar.

Lajme të ngjashme

Back to top button