Rritet numri i kosovarëve që emigrojnë në SHBA

Lotaria e Green Card-es,” një program i vizave emigruese që fituesve nga shumë vende të botës u jepë të drejtën për emigrim dhe banim të përhershëm në SHBA, gjatë viteve ka rritur edhe numrin e aplikantëve dhe përfituesve nga Kosova. Derisa në vitin 2012 numri i përftuesve ishte 137 veta, më 2013 ai u rrit në 183 ndërkaq vitin e fundit nga ky program përfituan 257 veta.

Program i lotarisë ka filluar para 24 vjetësh dhe ka për qëllim të krijojë një diversitet të emigrantëve që vijnë në SHBA duke përzgjedhur 55 mijë aplikacione nga miliona sa konkurojnë. Nga Kosova sipas të dhënave të emigracionit gjatë këtyre viteve kanë konkuruar mijëra veta ndërkaq nga Shqipëria kanë konkuruar dhjetë herë më shumë ose rreth 56 mijë vetëm në vitin 2011. Më 2013 nga Shqipëria vizën emigruese për në SHBA e kanë fituar 1,520 veta ndërsa më 2014 ky numër është dyfishuar, 3,289, që i bën shqiptarët ndër përfituesit më të mëdhenj të programit të lotarisë nga e gjithë bota, transmeton RTK.

Amerika vazhdon të jetë një ëndërr emigrimi për shumë njerëz në botë. Vetëm në lotarinë e vitit 2013 për 55 mijë vizat emigruese janë bërë rreth 8 milionë aplikacione. Përmes lotarisë vijnë emigrantë edhe nga vende perëndimore, si Gjermania dhe vende të tjera evropiane, mirëpo disa janë të përjashtuara nga pjesëmarrja për shkak të ardhjes së shumë emigrantëve prej atje, si Kanadaja, Kina, Polonia, Britania Madhe dhe shumë vende të Amerikës Latine.

Në debatin që po zhvillohet në Kongres lidhur me reformën në politikën e emigracionit, një ndër propozimet ka qenë edhe eliminimi i lotarisë emigruese si kompensim i legalizimit të miliona njerëzve që aktualisht qëndrojnë ilegalisht në SHBA.

Lajme të ngjashme

Back to top button