Luftë ajrore Siri-Izrael

Ushtria siriane thotë se avionë ushtarakë izraelitë kanë goditur një “objektiv ushtarak” pranë qytetit antik të Palmirës në Siri, bastisje e kryer gjatë natës.

Raketat anti-ajrore siriane iu kundërpërgjigjën avionëve të Izraelit.

Të paktën 4 avionë izraelitë kanë shkelur hapësirën ajrore siriane mëngjesin e së premtes, raporton Reuters duke cituar deklaratën e ushtrisë siriane.

Mbrojtja ajrore e Sirisë ka qëlluar duke rrëzuar një prej avionëve izraelitë mbi “tokën e pushtuar”, ndërsa ka dëmtuar një tjerë.

Ushtria izraelite ka konfirmuar se kishte kryer sulme ajrore në disa objektiva në Siri, njoftoi Israel National News.

Megjithatë, pala izraelite insiston se asnjë prej avionëve të saj nuk janë dëmtuar. Pas shkeljes së hapësirës ajrore të vendit, ushtria siriane paralajmëroi Izraelin për hakmarrje “të drejtpërdrejtë” “me të gjitha mjetet që disponon”, raporton Haaretz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button