Gjimnazi i Dibrës nuk ndërtohet me vite, BDI premton sërish

Godina e re e gjimnazit të Dibrës “28 Nëntori”, që ka filluar të ndërtohet vite më parë, ka mbetur vetëm me shtresën e betonit të shtruar. Premtimin e dhënë ne zgjedhjet e kaluara për përfundimin e gjimnazit të Dibrës, BDI nuk arriti ta konkretizojë gjatë kohës që ishte në Qeveri.

Kjo partim premton sërish. Në programin e saj, BDI zotohet së do ta ndërtojë gjimnazin e Dibrës.

Kërkesa për ndërtimin e gjimnazit është refuzuar nga Ministria për Arsim dhe kjo dukuri ndodh njëzet vite me radhë. 

Ndërtimi i godinës së re është domosdoshmëri e madhe meqë kushtet e nxënësve dhe mësimdhënësve janë shumë të rënda. Ata mësojnë në një objekt të vjetër 40 vjeçar që ka formën e një barake ët papërshtatshme për zhvillimin e procesit mësimorë.

Kryetari i komunës së Dibrës , Ruzhdi Lata, kohë më parë deklaroi “Ne si pushtet vendor, kemi shpresa të mëdha  për ndërtimin sa më të shpejtë të kësaj godine dhe besoj se do të kemi donatorë  të shumtë. Unë si kryetar i kësaj komune dëshiroj të deklaroj diçka shumë të rëndësishme. Për ndërtimin e gjimnazit komuna përgatiti materialin teknik dhe  projektin, por ndërtimi i gjimnazit deri më tani është bërë me kontributin e pedagogëve, profesorëve të gjimnazit. Ata prej  mjeteve të tyre që kishin grumbulluar për t’i shfrytëzuar për interesa të veta, pjesëmarrje ne seminare, blerje të inventarit shkollor , ata i ndanë këto mjete për gur themelin e gjimnazit, tha Lata

Lajme të ngjashme

Back to top button