Sela: Nuk mund të më ndalin maqedonasit të hy në Parlament

Lideri i LR-PDSH Ziadin Sela, në një intervistë dhënë për “Studion e Hapur” në gjuhën shqipe në Tv Nova, ka pohuar se qytetarët të cilët po protestojnë për çdo ditë rrugëve të Shkupit, dhe para Parlamentit, nuk do të mund ta ndalin atë të hy në kuvend.

“Nuk ka forcë e cila do të mund të më ndalonte të hy në Parlament dhe ta kryejë detyrën time si deputet, përpos qytetarëve të mijë të cilët më kanë votuar. Sepse në momentin kur të vendosësh të bëhesh deputet, duhet ta harosh pak vetveten dhe të përqendrohesh tek votuesit e tu. Pastaj kjo është punë e MPB, që ti siguronë deputetët që të shkojnë në punën e tyre”, ka pohuar Sela.

Sela po ashtu ka pohuar se është në gjendje ti japë edhe përkrahje qeverisë së ardhshme, pa marrë parasysh a do të jem pjesë e sajë apo jo, por në 100 ditshin e parë ato ta realizojnë ligjin për gjuhën shqipe, në të kundërtën ne do ta bllokojmë kuvendin.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button