Shkup, mbahet garë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sindromës së Daunit

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sindromës së Daunit – 21 Marsit, në Parkun e Qytetit të Shkupit klubi “Eskrim – Shkup” organizoi garë me moton “Run for Down”, në të cilën përveç fëmijëve me sindromën e daunit dhe familjeve tyre, vrapuan edhe qytetarë tjerë humanë, raporton Anadolu Agency (AA).

Përmes kësaj ngjarjeje, e cila këtë vit është e dyta me radhë, synohet që të stimulohen klubet sportive që t’u hapin dyert fëmijëve me sindromën e daunit dhe t’i kyçin ata në sport.

Kryetarja e klubit “Eskrim – Shkup”, Biljana Kozmanovska-Nikollovska, theksoi se kjo është një ngjarje humanitare, pasi që mbledhin të holla për edukimin e fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje.

“Kjo ngjarje ka për qëllim për të ngritur vetëdijen për personat me sindromën e daunit. Apeloj tek të gjithë sportistët dhe klubet sportiste t’i hapin dyert e tyre për këto persona”, u shpreh Nikollovska.

Tema vjetore e Ditës Ndërkombëtare të Sindromës së Daunit është “MyVoiceMyCommunity”, që ka për qëllim aftësimin e personave me sindromën e daunit të flasin, të mësojnë të ndikojnë në politikat qeveritare si dhe të kyçen tërësisht në bashkësi.

Organizator i shënimit të kësaj dite në Maqedoni është Qendra për Sindromën Daun, ndërsa ditëve në vijim do të shënohet edhe me shumë aktivitete të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button