Manxhukiq i dhuron fanellë Lazim Destanit

Futbollisti kroat i Bayern Minuchut Mario Manxhukiq është fotografuar me presidentin e Shkëndijës, i cili është dhe pronar i firmës “Ecolog, z. Lazim Destanin.

Në shikim të parë, tifozët e Shkëndijës sigurisht se do të mendonin që bëhet fjalë për një përforcim të mundshëm të klubit të tyre të zemrës, por në të vërtet nuk është ashtu, pasi që Manxhukiq ka qenë vetëm një nikoqir i mirë i z. Destanit i cili ka qenë në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampioneve, ku Bayerni e mundi ekipin e Manchester United.

Lazim Destani e ka përcjellë këtë ndeshja nga ulëset speciale të mysafirëve në “Alianc Arena”, ndërsa para ndeshjes kishte pranuar si dhuratë një fanellë nga Mario Manxhukiq. 

Lajme të ngjashme

Back to top button