Nën heshtjen e “komandantit” që 15 vjet nuk iu shkep foteljes

Shënimi i ditës së Brigadës 115 Vorcë-Radushë, ndodh nën heshtjen e “Komandantit” që 15 vjet nuk iu shkep foteljes. Kjo heshtje vjen nga turpi i dështimeve të tija në fotelet e pushtetit për 15 vite të plota!

Ky “Komandanti” që 15 vjet nuk iu shkep foteles festimin e kësaj dite duhet t’a shënojë duke dhënë llogari para ish ushtarëve të UÇK-së:

-Pse edhe pas 15 viteve në fotelet e pushtetit nuk u miratua ligji për dëshmorët, invalidët dhe veteranët e UÇK-së?

-Pse për 15 vite sa ishe në fotele asnjëherë të vetme nuk e procedove në procedurë parlamentare një ligj për dëshmorët, invalidët dhe veteranët e UÇK-në?

Po ashtu duhet të jepni llogari pse lejuat që për “branitellat maqedonas” deri sot të harxhohen nga buxheti i shtetit të përbashkët mbi 800 MILION EURO për zbatimin e ligjit të tyre i miratuar në Parlament më 15 Janar 2002, ndërsa për dëshmorët, invalidët dhe veteranët e UÇK-së 0 EURO nga buxheti i shtetit?!

Të jepni llogari para ish pjestarëve të UÇK-së dhe Shqiptarëve pse nuk e IMPLEMENTUAT Marrëveshjen e Ohrit gjatë qëndrimit tuaj 15 vjeçar në fotelet e pushtetit?

Për fund dil tregoju ish ushtarëve të UÇK-së  dhe shqiptarëve, sa pasuri kishe para lufte dhe sa pasuri ke tash, ky informacion do i mjaftojë çdo kujt ta kuptoj përse nuk u miratua ligji për UÇK-në dhe përse nuk u implementua Marveshja e Ohrit?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button