Përmbyllet me shumë probleme sezoni turistik në Kodrën e Diellit

Mos funksionimi i ski liftave, mungesa e borës dhe sidomos mungesa e kujdesit për Kodrën e Diellit ka bërë që sezoni të përmbyllet me shumë probleme e kritika. Gjendje e keqe është edhe te vikend shtëpizat. Papastërti, mungesë dritash, dhe ndërtime të cilat mbijnë çdo ditë, shkruan Alsat-M.

Këshilli për shpëtimin e Kodrës së Diellit i formuar kohë më parë vazhdon të kërkojë nga Qeveria dhe komuna e Tetovës që të shqyrtohet dhënia me koncesion e kësaj pike turistike, por kërkesa e tyre ka hasur në vesh të shurdhër.

Nga komuna thonë se kanë kërkuar të dhëna për koncesionerin, që është Elem Turs, por deri tani nuk kanë marrë përgjigje.

Për shkak të lënies pas dore nga autoritetet këtë sezon Kodra e Diellit përveç që ka pasur numër të vogël vizitorësh, edhe ata që kanë ardhur, janë larguar brenda një apo dy dite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button