fbpx

Shtajnaker: Maqedonisë i nevojitet një ndarje efikase e pushtetit

Ambasadorja gjermane në Shkup Gudrun Shtajnaker ka thënë se Maqedonisë i nevojitet një ndarje efikase e pushtetit, transparencë në shpenzimin e të hollave për reklamat qeveritare, liri të mediave, si parakusht për zgjedhje dhe votime të lira. 

Ajo shpreson që zgjedhjet të jenë fer dhe demokratike Shtajnaker vlerëson se në bisedimet rreth emrit, përfshirja e BE-së, Gjermanisë ose SHBA-ve mund të jetë vetëm për përkrahje të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Metju Nimic, e jo në rolin e ndërmjetësuesit. Ajo është e shqetësuar për disa raste në të cilat firmat gjermane punojnë me probleme të mëdha në Maqedoni. 

“Edhe pse nga kandidatët presidencial dëgjojmë shumë për gjendjen ekonomike, për numrin e papunësisë, investimet dhe infrastrukturën, gjithë ato fusha së pari janë nën ingerenca të Qeverisë. 

Presidenti duhet të mundohet të jetë i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që në pajtueshmëri me Marrëveshjen kornizë të vazhdojë me zhvillimin e bashkësisë, ata që janë shtëpi dhe të gjithë qytetarëve. 

Presidenti ka autoritetin moral në vend dhe atë autoritet do të duhej ta shfrytëzonte për votën e tij, në lidhje me forcimin e demokracisë dhe sundimin e drejtësisë, të gjithë ta dëgjojnë. Ndarja efikase e pushtetit është parakusht themelor për demokraci funksionale që do të pranohet nga qytetarët”, thotë ambasadorja gjermane në bisedën për “Faktor”.

Lajme të ngjashme

Back to top button