Skocezët, thëniet e profetit ua paraqesin të tjerëve

Një grup i muslimanëve skocez janë duke bërë thirrje islame në lokalitetin e tyre duke vendosur mësimet e profetit Muhammedit a.s. për të luftuar padrejtësitë sociale dhe për t’u dhënë muslimanëve të rinj një platformë që të dalin vullnetarë për  të ndihmuar të varfërit në qytetin e tyre.

”Ne duam që thirrja jonë  të jetë nëpërmjet  veprimeve tona  dhe në mënyrën më të mirë, për të ndihmuar në përmirësimin e komunitetit tonë“, thotë  Samir Zaveri , një anëtar themelues i grupit të vullnetarëve islam.

”Ne duam t’i tregojmë botës se çfarë ata dëgjojnë për Islamin në mediat kryesore nuk është e vërtetë . Ne duam që njerëzit të shohin vetë se ç’na mësoi  i dashuri jonë  Muhamedi a.s. ” shtoi ai.

Një tjetër objektiv për të rinjtë musliman ishte për të jetuar mesazhin islam të drejtësisë , tolerancës dhe barazisë dhe të frymëzojë të tjerët në veprim të ngjashëm me anë të fushatave online.

Mesazhet e përdorura ishin: “Duaje për tjetrin atë që do për veten” , “Jini të mirë me prindërit tuaj ” dhe “Ai që fle me stomak plot , ndërsa fqinji i tij është i uritur nuk është prej nesh”./ekuiliber/

Lajme të ngjashme

Back to top button