Osmani: BDI ofendoi inteligjencën shqiptare duke zgjedhur Llazar Elenovskin për ambasador

Në vazhdën e aktiviteteve të ngjeshura parazgjedhore kandidatët për deputet të RDK-së vizituan  fshatin Çegran. Në fjalimin e tijë para qindra përkrahësve kryetari Rufi Osmani duke adresuar kritika të ashpra ndaj, sic tha ai klanit mafioz VMRO-BDI hodhi poshtë kuazi tezat e BDI-së se kush përçan votën shqiptare. 

“Është kjo garnitura udhëheqëse e BDI-së që filloi dhe nuk përfundoi krijimin e strukturave të saja politike në Strumicë, Shtip, Zhirovnicë dhe vendbanime të pastra maqedonase, me sa duket e kanë harruar këtë aktivitet multietnik”, tha Rufi Osmani.

“Është po BDI, që ofendoi rëndë inteligjencën shqiptare duke zgjedhur Llazar Elenoskin si maqedonas ambasador në Bruksel. Është po kjo BDI e cila me votat e maqedonasve, maxhupëve, hajdutëve dhe korrupsionin e paparë mposhti vullnetin politikë të popullit shqiptarë në zgjedhjet lokale 2013 në shumë komuna shqiptare. Është po kjo parti që lejoi sjelljen e Car Dushanit në Shkup në emër të pajtimit historik me serbët. Është po kjo parti që i propozoi VMRO-DPMNE, Lazar Elenoskin dhe Sergjan Kerimin si të ashtuquajtur ‘’president konsensual’’. Është po kjo udhëheqësi e BDI-së që në Evropë kandidon person pa kredibilitet dhe kandidat që mori më 2011 vetëm 400 vota”, tha Rufi Osmani.
Sipas RDK-së, diaspora shqiptare kërkon që udhëheqësi e BDI. të viziton diasporën dhe tu jep llogari për dhjetëra miliona euro para që ia dhanë kësaj strukture.

“Është pikërisht RDK-ja që bëri propozimin publik për kandidatët të përbashkët shqiptarë për president dhe për listë të përbashkët të deputetëve shqiptar, propozim ky që u injorua me pretekstin që në demokraci ka garë politike, por në esencë ky propozim kur nuk u diskutua seriozisht nga frika mos u hidhërohet partneri i tyre politikë VMRO-DPMNE, partner të cilin tashmë e kanë hidhëruar me lojën naive të presidentit të njëanshëm”, thuhet në komunikatën e RDK-së.
“Është koha e fundit që kjo parti-BDI të ndërpret me manipulimin propagandistik sepse uniteti komunist që ato e kërkojnë është unitet falso dhe unitet për më shumë mandate që janë në funksion të kriminalizimit të mëtejmë të përfaqësimit të popullit shqiptarë dhe nuk është në dobi të popullit shqiptarë”, përfundoi kryetari i RDK-së Rufi Osmani.

Osmani theksoi se në komunën e Gostivarit, zullumi i kësaj garniture është i jashtëzakonshëm duke diskriminuar vendbanimet shqiptare në Gostivar ku i humben zgjedhjet në Gostivar. Është Koha për ti thënë stop diskriminimit të shqiptarëve nga vet shqiptarët, theksoi Vesel Memedi, shef i shtabit zgjedhor të RDK-së.

Fjalim mbajti edhe sekretari i RDK-së Izet Zeqiri i cili potencoi se diskriminimi ekonomik që u bëhet shqiptarëve nga paaftësia e BDI-së është jashtëzakonisht e lartë dhe manifeston paaftësinë menaxheriale të ministrave dhe deputetëve të BDI-së. Nëse RDK-ja e merr mandatin e shqiptarëve do ta ndalon këtë diskriminim.

Lajme të ngjashme

Back to top button