Tirana plan për të marrë Nderim Nexhipin

Mesfushori Nderim Nexhipi, i cili u bashkua me Partizanin në mbyllje të afatit kalimtar të dimrit, ka dalë si goditja më e mirë e të kuqve në janar. Lojtari ka një kontratë me “demat” deri në fund të sezonit dhe më pas do të vendosë se çfarë do të bëjë me të ardhmen. 

Duke ditur këtë klauzolë, mësohet se mesfushori është në “orbitën” e Tiranës për sezonin e ardhshëm. Madje, thuhet se bardheblutë i kanë ofruar Nexhipit të njëjtën shifër që i dhanë dy ditë më parë brazilianit Gilberto, 10 mijë dollarë në muaj, shkruan “panorama-sport”. 

Ditë më parë u tha se Partizani kishte pëlqim për brazilianin e Tiranës, ndërsa tani bardheblutë, pas “blindimit” të Gilbertos, kërkojnë që t’u rrëmbejnë të kuqve Nderim Nexhipin. Ndonëse thuhet se ka lëvizje në arritjen e marrëveshjes me shkupjanin, drejtuesit e Tiranës nuk e kanë pranuar faktin, duke u justifikuar se nuk kanë shfaqur interes ndaj mesfushorit të Partizanit. / panorama-sport.com

Lajme të ngjashme

Back to top button