Imeri i gatshëm për Euromilkun

Në përballjen e xhiros së 27-të të Ligës së Parë, Shkëndija do të jetë më e fortë pasi rikthehet mesfushori me tipare sulmuese, Demir Imeri. Kërçovari u dëmtua në fillim të takimit të xhiros së 22-të me Renovën dhe si pasojë qëndroi jashtë terreneve për disa javë. 

Ai lëshoi takimet me Vardarin, Rabotniçkin, Horizontin dhe Bregallnicën dhe në gjatë kësaj kohe ka ndjekur rregullisht terapinë për rekuperim.

Javën e kaluar filloi me vrapime të lehta, ndërsa nga e marta ka nisur të punojë me pjesën e tjetër të ekipit, duke treguar gatishmëri për ngarkesë maksimale. “Jam i lumtur që pas një periudhe më në fund mund të ushtroj së bashku me bashkëlojtarët. Për një futbollist gjëja më e keqe është të qëndrosh jashtë terreneve dhe më vjen mirë që kjo fazë mbetet pas meje. Kam nisur të ushtroj me intensitet të plotë dhe gjithçka shkon mirë. Të them të drejtën ndjeva dhimbje të lehta, por vazhdova dhe gjithçka shkoi në rregull”, sqaron Demushi, duke vijuar: “Do të vazhdoj këto ditë përkrah seancave stërvitore të ndjek edhe terapinë me shpresë se deri në fund të javës të jem në 100% e mundësive të mija. Besoj se do jem në konkurencë për takimin me Euromilkun dhe jam optimist se do të arrijmë të fitojmë”, përfundoi Imeri. 

Shkëndija prej sot do të zhvillojë nga një seancë stërvitore. Takimi me Euromilkun luhet të dielën në Shkup.  

Lajme të ngjashme

Back to top button