Gjykata Kushtetuese: Ligji për lustrim nuk është kontestues

Ligji për lustrim nuk është kontestues për shumicën e gjykatësve kushtetues. Pas një viti e gjysmë Gjykata Kushtetuese vendosi që asnjë nga pikat kontestuese nuk është kundër kushtetutës. 

Gjykatësi raportues edhe pse është bazuar në rekomandimet e Komisionit të Venecias serish nuk ka mundur që ti bind gjykatësit se ligji është kundër kushtetutës. 

Sipas shumicës së gjykatësve, nuk është punë e Gjykatës që të vlerësojë se si zbatohet ligji në praktikë edhe pse një pjesë prej tyre vlerësojnë se mund të keqpërdoret.

Korniza kohore, personat e lustruar, zbulimi i identitetit të spiunëve derisa nuk kryhet procedura gjyqësore si dhe pamundësia që i lustruari ti drejtohet Komisionit, ishin pjesë e pikave të kontestuara para Gjykatës Kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Back to top button