Hoxha: Më mirë pa BDI në Parlament se sa të punojnë për VMRO-DPMNE

Akuzat e BDI-së, ndaj RDK-së, për përçarjen e votës shqiptare dhe uljen e numrit të deputetëve, i ka komentuar Xhezair Shaqiri. Ai i konsideron këto akuzua si hipokrizi të BDI-së.

“Më mirë të pengohen disa deputet të BDI-së, të kalojnë, qoftë edhe me përçarjen e votës se sa ata të marrin rroga dhe të punojnë për VMRO-DPMNE, në dëm të shqiptarëve”, thotë Xhezair Shaqiri.

Ai vlerëson se më e dobishme do të ishte mos prezenca e deputetëve të BDI-së, në Parlament, sepse sipas tij në këtë mënyrë komuniteti ndërkombëtarë nuk do të lejonte padrejtësi ndaj shqiptarëve.

Xhezair Shaqiri kërkon nga BDI që të japë përgjigje para popullit, për pallatet e funksionarëve të saj, punësimet për  të cilët kanë marrë ryshfet nga 5000 euro, për veturat luksoze dhe për atë se sa ish pjesëtarë të UCK-së, dergjen nëpër burgjet e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button