Përmbytje në Peru, 67 të vdekur

Të paktën 67 persona kanë humbur jetën, si pasojë e përmbytjeve të mëdha në Peru, raporton Anadolu Agency (AA).

Furtunat e mëdha ia kanë lënë vendin shirave të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjeve të tokës në këtë vend. Ndërsa si pasojë 67 persona kanë humbur jetën, mijëra të tjerë janë evakuuar dhe shumë njerëz presin në çatitë e shtëpive të tyre për t’u shpëtuar.

Sipas burimeve të zyrtarëve të këtij vendi, shirat El Nino kanë shkaktuar dëmtime në 115 mijë banesa, ka dëmtuar 117 ura dhe ka bllokuar shumë rrugë.

Ndërsa në veri të vendit, për shkak të përmbytjeve disa fshatra janë boshatisur.

Presidenti i vendit, Pedro Pablo Kuczynski, në një deklaratë direkte në televizion ka thënë: “Jemi përballë një problemi serioz klimaterik. Një ngjarje e tillë në brigjet e Perusë nuk është përjetuar që prej vitit 1998”.

Zyrtarët thanë se shirat do të vazhdojnë të paktën edhe për dy javë, për shkak të rritjes së temperaturës së sipërfaqes së ujit në jug të Oqeanit të Madh. Ndërsa më parë kishin deklaruar se të paktën 62 persona kanë humbur jetën dhe 12 mijë banesa janë dëmtuar gjatë përmbytjeve të këtij viti.

Nga ana tjetër gjatë përmbytjeve në muajin shkurt në këtë vend, të paktën 23 persona humbën jetën dhe 37 të tjerë mbetën të plagosur. Në muajin janar në Peru u shpall gjendja e jashtëzakonshme për shkak të nisjes së përmbytjeve të shkaktuara si rrjedhojë e shirave të rrëmbyeshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button