Maqedoni, mësohen mandatet e kryetarëve dhe këshilltarëve të komunave

Bordi drejtues i Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë BNJVL e mbështet mendimin e dorëzuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale për kohëzgjatjen e mandateve të kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve deri më 15 maj të vitit 2017.

Ky vendim është sjellë sot, në seancën e 13-të të Bordit drejtues të BNJVL-së.

BNJVL dërgoi apel për sigurimin e kushteve për shpallje më të shpejtë të zgjedhjeve lokale sepse, siç theksohet në kumtesë, në të kundërtën do të krijohet situatë kur komunat dhe institucionet të cilat janë nën kompetencë komunale, shkollat, kopshtet, institucionet kulturore, ndërmarrjet publike, njësitë zjarrfikëse nuk do të mund t’i ushtrojnë kompetencat e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button