Georgievski: Nëse dikush dëshiron të bëhet patriot duhet të dijë se në Maqedoninë Perëndimore popullata maqedone është pakicë

Lideri i VMRO-Partisë Popullore Lubço Georgievski sot në Tetovë dhe Gostivar realizoi disa takime me qytetarë.

“Teza e BDI-së për ndryshim të Kushtetutës përmes të cilit presidenti i ri do të zgjidhet me konsensus në Kuvend për ne është e pranueshme. Konsiderojmë se kjo është një nga zgjidhjet kryesore për ulje të tensioneve ndëretnike, deklaratave gjatë Fushatës zgjedhore”, vlerësoi Georgievski.

Sipas tij, fushata filloi me padurueshmëri multietnike, ndërsa partitë po iu drejtohen vetëm grupeve të tyre etnike.

“Duam qartë të porosisim, posaçërisht VMRO-DPMNE-në, se Maqedonia nuk ka të drejtë për tension multietnik dhe duhet të ballafaqohet me realitetin e saj. Nga Gjorçe Petrovi deri në Qafë Thanë mezi 25 për qind e qytetarëve është maqedonase dhe nëse dikush dëshiron të bëhet patriot në Kisella Vodë, Qendër ose Aerodrom, duhet të dijë se në Maqedoninë Perëndimore ka popullatë maqedonase e cila jeton jetën si pakicë”, tha Georgievski.

Duke folur për ekonominë, lideri i VMRO-PP theksoi se periudha e viteve 1998-2002 kur ka qenë në pushtet, nuk është dënuar asnjë firmë, ndërsa tani 100 milionë euro në buxhet janë dënime të firmave dhe biznesmenëve.

“Njëri nga hapat e parë që do t’i bëjmë është ulje e të gjithë dënimeve financiare për 70 për qind”, deklaroi Georgievski, i cili vizitën në rajonin e Pollogut e vazhdon në Tetovë në takime me qytetarë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button