Diarra nuk është duke luftuar në Siri!?

Skuadra ruse, Lokomotiva e Moskës i ka hedhur poshtë raportimet të disa mediave ndërkombëtare se mesfushori i tyre, Lasana Diarra është bërë xhihadist dhe se po lufton në konfliktin e Sirisë.

Sipas tyre, Diarra është duke stervitur me klubin si zakonisht.
“Këto janë budallalleqe. I kam parë xhirimet në internet të cilat kanë shërbyer si bazë që Diarra të akuzohet së është xhihadist. Ai djalosh në xhirime nuk ngjanë fare në Lasanan”, ka thënë për AFP zëdhënësi Lokomotives, Denis Novoselov.
Ai ka shtuar se Diarra, i cili vetëm sa është rikuperuar nga lëndimi, po përgatitet për ndeshjen e radhës në vikend kundër Anzhit nga Mahaçkala.

Më herët gjatë kësaj jave e përditshmja britanike Daily Mail ka raportuar se Diarra ka udhëtuar në Siri ku deri më tash janë vrarë më shumë se 150 mijë njerëz.

“Diarra asnjëherë nuk ka qenë në Siri”, ka thënë avokati i futbollistit francez, Eric Dipon.
29 vjeçari Diarra në karrierën e tij ka luajtur për Chelsean, Arsenalin, Portsmouthin dhe Real Madridin, derisa në vitin 2012 i është bashkuar Anzhit, para se të kaloj në Lokomotivë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button