Kriza në lindje të Ukrainës, 2 ushtarë të vdekur

Si pasojë e operacioneve në lindje të Ukrainës, të paktën 2 ushtarë ukrainas kanë humbur jetën dhe 8 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Njoftimi është bërë publik nga Andrey Lisenko, zëdhënës i Shtabit të Luftës Kundër Terrorizmit, pranë Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes.

Lisenko ka thënë se lufta kundër separatistëve pro rusë vazhdon në të gjitha frontet dhe më pas ka shtuar: “Gjatë luftimeve të ditës së fundit 2 ushtarë kanë humbur jetën dhe 8 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Humbjet në radhët e ushtrisë ukrainase kanë ndodhur në qytezën Lobaçevo, si pasojë e sulmeve me artileri të rëndë”.

Zyra e Komisarit të të Drejtave të Njeriut pranë OKB-së, në raportin e 17-të të publikuar për të drejtat e njeriut në Ukrainë për vitin 2014, ka thënë se të paktën 9.900 persona nga ana e separatistëve, ushtrisë së Ukrainës dhe civilëve, kanë humbur jetën dhe 23.246 të tjerë janë plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button