Pendarovski: Së bashku do të krijojmë një Maqedoni më të mirë

Kandidati për president Stevo Pendarovski gjeti përkrahje të madhe në Prilep. Qytetarët u shprehen se Pendarovski është fytyra e ndryshimeve të cilat ata i dëshirojnë, për të cilat ata kanë nevojë.

“Unë nuk mundem vetëm, më nevojitet forca e juaj. Vetëm kështu mund ta nxjerrim Maqedoninë nga kjo gjendje e mjerueshme. Të gjithë të bashkuar me dëshirë për një të nesërme më të mirë në Maqedoninë ndryshe”, tha Pendarovski.

Ai shtoi se gjatë vizitave të tij në rajonin e Prilepit dhe Krushevës ka dëgjuar për jetën e rëndë të banorëve, të cilët ankohen për nënçmim nga të gjitha anët.

“Me këtë gjendje të mjerueshme që janë banorët do të thotë se nënçmues është edhe presidenti pasi që duke qenë president i personave jot ë lumtur, të bën president të pa suksesshëm. Unë nuk e kam ndërmend të jem president i atillë”, theksoi Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button