Deklaratë e përbashkët e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor: E duam Evropën

Mbetemi plotësisht të përkushtuar në perspektivën tonë për anëtarësim në BE, në të cilën shtrihet e ardhmja jonë e lirë dhe prosperuese, thuhet në deklaratën e përbashkët të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor pas takimit në Sarajevë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në vazhdim të aktiviteteve pas Samitit të Parisit për Ballkanin Perëndimor të 4 korrikut të vitit 2016, gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, u takuan në Sarajevë më 16 mars 2017 për, siç theksojnë, t’i konfirmojnë detyrimet e tyre, të shqyrtojnë përparimin e deritanishëm dhe t’i nxisin përgatitjet për samitin e radhës që do të mbahet në Itali, në Triestë më 12 korrik të vitit 2017.

Në takim morën pjesë përfaqësuesut e Italisë, Komisionit Evropian dhe Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme. Samiti i Parisit në vitin 2016 siguroi një hartë të rëndësishme për përforcim të mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal, lidhjen më të fuqishme dhe thellimin e integrimeve të udhëhequra me perspektivë të qartë për anëtarësim në BE.

“E përshëndesim faktin se Këshilli Evropian sërish konfirmoi mbështetjen e tij pamëdyshje për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe theksoi se BE-ja mbetet e përkushtuar në rajon dhe e angazhuar në të gjitha nivelet për të mbështetur stabilitetin dhe forcimin e lidhjeve politike dhe ekonomike me rajonin dhe brenda tij. Në këtë mënyrë kjo perspektivë autentike dhe e fuqishme vazhdon të nxisë transformimin dhe modernizimin tonë përmes reformave politike dhe ekonomike. Parimi ‘njëherë më të rëndësishmet’ (fundamentals first) edhe më tej gjendet në qendër të veprimit tonë në aspektin e sundimit të ligjit, që përfshin sigurinë, të drejtat themelore, institucionet demokratike dhe reforma në administratën publike. Ne po ashtu jemi njëtë të fokusuar edhe në zhvillimin ekonomik dhe konkurrentshmërinë, nxitjen e sipërmarrësisë në rajon, përshpejtimin e investimeve të huaja, si dhe zmadhimin e rritjes dhe mundësisë për punësim”, theksohet në konkludim.

Ne punojmë, theksojnë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, që së bashku të krijohen mundësi të reja për rajonin, me shfrytëzimin e potencialeve të tij me qëllim të përforcimit të mëtejshëm të suksesit të tij.

“Nuk heqim dorë nga premtimi ynë solemn se nuk do të pengojmë perspektivën evropiane të fqinjëve tanë, por do ta avancojmë dhe mbështesim. Andaj shprehim shqetësim lidhur me rastet e paradokohshme të polarizimit nacionalist, të cilat ndonjëherë ndodhin në vija etnike. Ne angazhohemi për zgjidhjen e dallimeve të ndërsjella politike në kuadër të institucioneve tona demokratike, përmes diskutimit aktiv në kuadër të parlamenteve tona. Pajtimi është me rëndësi qenësore për stabilitetin e rajonit tonë. Në këtë moment veçmas e konfirmojmë përkushtimin tonë të fuqishëm që të evitohen dhe tejkalohen kontestet bilaterale në afatin sa më të shkurtër të mundshëm. Do ti rrisim përpjekjet në frymën e Deklaratës së Samitit të Vjenës në vitin 2015 dhe Konferencës së Vjenës nga prilli i vitit 2016, me qëllim të arritjes së përparimit të dukshëm në këtë aspekt dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal. Takimet e rregullta ministrore siguruan fokus dhe dhanë nxitje të këmbënguljeve tona reformuese, veçmas lidhur me axhendën për ndërlidhje”, thuhet në konkludim.

Axhenda për ndërlidhje paraqet bazë për veprim në sigurimin e dobisë së vërtetë për qytetarët tanë dhe sigurimin e infrastrukturës për bashkëpunim më të gjerë në sfera tjera.

“Në mënyrë detajore e shqyrtojmë realizimin e 13 projekteve investuese në sferën e lidhjes transportuese dhe energjetike në vlerë të përgjithshme prej 25 milionë eurove, duke përfshirë donacionet nga BE-ja në vlerë prej 303 milionë euro, të cilat janë dakorduar në samitet për Ballkanin Perëndimor në vitin 2015 dhe 2016. Nga projektet e përmendura, dy tashmë kanë filluar me realizimin gjatë vitit 2016, ndërsa deri në Samitin në Triestë do të fillojnë edhe disa. Me rëndësi është që të organizohen ngjarje promovuese rajonale për këto projekte me qëllim që qytetarëve tanë t’u tregohet se axhenda për lidhje është reale dhe jep rezultate konkrete. Në procesin e përgatitjeve për Samitin në Triestë në kuadër të ‘Kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor’ ka filluar procesi i skriningut të projekteve të reja. Jemi të vetëdijshëm se zgjedhja që ka të bëjë me financimin varet nga vlerësimi rigoroz i pjekurisë dhe përparimit që arritëm në zbatimin e masave reformuese për ndërlidhje, me të cilat do të hapet tregu, do të krijohen korniza transparente rregullore, do të përmirësohet siguria dhe do të ulen shpenzimet për subjektet afariste dhe për qytetarët, si dhe do të tërhiqen investime shtesë në sferën e komunikacionit dhe energjisë. Monitorimi i rritur përmes takimeve të rregullta të ministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në bazë të raporteve të monitorimit të përpiluar nga ana e Observatoriumit për mbikëqyrje të komunikacionit në Evropën Juglindore dhe Sekretariatin e Bashkësisë Energjetike në masë të madhe lehtësoi dhe i orientoi aktivitetet tona për reforma të politikave”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Ne do të vazhdojmë, theksojnë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, që të bëjmë përpjekje nga momentumin e sapondodhur. Në aspektin e komunikacionit jemi të vetëdijshëm për nevojën e përparimit të mëtejshëm në përmirësimin e vendkalimeve kufitare dhe objekteve infrastrukturore.

Me qëllim të forcimit të potenciatit për rritje, zmadhimit të vendeve të punës dhe afrimit ekonomik me BE-në, duhet të udhëhiqemi përmes rregullit për integrim ekonomik rajonal. Për të siguruar sukses, doemosdo po ashtu duhet të hapet hapësirë për inovacione, në mënyrë aktive të stimulojmë biznesin dhe t’i inkurajojmë investimet edhe në nivel të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

“Duam të bëhet një hap vendosës përpara në drejtim të krijimit të tregut të përbashkët të Ballkanit Perëndimor që do të jetë trampolinë drejt tregut të vetëm të BE-së. Kjo nënkupton krijimin e udhërrëfimit në të cilën do të vërtetohet ajo si vijon: tregu i përbashkët për mallra, shërbime dhe kapital, qarkullim të lirë të fuqisë kualifikuese të punës, treg të përbashkët dixhital, hapësirë dinamike për investim. Biseduam për udhërrëfyesin për të cilin Këshilli rajonal për bashkëpunim (RCC) e bëri konceptin dhe kërkuam që të përgatitet një plan disavjeçar aksional për të siguruar implementimin e saj deri në vitin 2020. Ky plan aksional disavjeçar, në të cilën do të theksohet nxitja e mundësive të biznesit në zhvillimin e zgjuar dhe zhvillimin e gjelbër si dhe përparimin e bazur në rregulla, do të përgatitet me kohë për aprovimin e saj në Samitin në Triestë”, theksohet në deklaratë.

Besojmë, shtohet në të, se të rinjtë e rajonit tonë janë aktorët më të rëndësishëm në angazhimin tonë për realizimin e bashkëpunimit, miqësisë dhe pajtimit rajonal. Inaugurimi i Zyrës rajonale për bashkëpunim të të rinjve (RYCO), më 8 dhjetor në Tiranë, tregoi përcaktimin tonë për këto qëllime si dhe gatishmërinë e të rinjve të cilët do të na ndihmojnë që t’i realizojmë.

Terrorizmi dhe radikalizimi, thuhet, edhe më tej paraqet kërcënim për vet rajonin dhe jashtë tij.

“E përshëndesim konceptin e menaxhimit të integruar kufitar me kufijtë e Ballkanit Perëndimor që në dhjetor të vitit 2016 e miratoi Këshilli i BE-së për jurisprudencë dhe Punë të Brendshme. Kthimi i luftëtarëve të huaj dhe rreziku nga krijimi i bashkësive të radikalizuara ‘paralele’, paraqet kërcënim potencial për sigurinë të cilin tentojmë ta largojmë me përmirësimin e zbatimit të ligjeve, strategjive për luftë kundër terrorizmit dhe planet aksionale të cilat kanë fokus gjithnjë e më të madh të parandalimit dhe luftës kundër radikalizimit. Jemi të vetëdijshëm se duhet bërë më shumë dhe ngushtë do të bashkëpunojmë me BE-në, që nënkupton edhe zgjerimin e rrjetit për luftë kundër radikalizimit në rajonin tonë dhe thellimin e bashkëpunimit tonë me Europol në luftën kundër terrorizmit”, qëndron në konstatim.

Ne jemi fuqishëm të vendosur, thuhet më tej, që t’i forcojmë përpjekjet për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit në të gjitha format. Do të vazhdojmë të punojmë, qëndron në deklaratë, në vendosjen e kornizave kredibile të politikës për parandalimin dhe zgjidhjen e problemit me korrupsionin, themelimin e institucioneve të veçanta dhe bërjen e përpjekjeve të rëndësishme për avancimin e specializimit në këtë fushë. Do të forcojmë, theksohet, bashkëpunimin tonë dhe presim që Samiti në Triestë do të jep nxitje në këtë drejtim.

“Shikuar drejt ardhmërisë, duam të marrim përgjegjësi të plotë për përparimin që duhet ta bëjmë dhe nën udhëheqje të rajonit. Të sjellim Procesin e Berlinit deri në qëllimin e përcaktuar. Konsiderojmë në mbështetjen e Bashkimit Evropian, i cili me përpjekjet tona do të kontribuojë për përparim të mëtejshëm stabil drejt anëtarësimit të plotë në familjen evropiane”, theksohet në deklaratën e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button