Atletico dhe Bayern merituan gjysmëfinalen

Bayerni nga Munihu dhe Atletico Madridi siguruan biletën për në gjysmëfinalen e Champions League në futboll. Manchester Utd megjithëse të parët avancuan nuk ia dolën që ta ruajnë epërsinë.

Përderisa pjesa e parë nuk qe aq e pëlqyeshme dhe pa raste shënimi, ndërsa e dyta që shumë më atraktive dhe me kthesa në rezultat. Në minutën e 57-të, Patrice Evra, me një gjuajtje të papritur nga rreth 22-23 metra, aq të fortë e të saktë e ka plasur në këndin e epërm të portës, saqë portieri Neuer, ka qenë i pafuqishëm që të reagojë dhe 0:1.

Gëzimi nuk zgjati më shumë se dy minuta, kur bavarezët, kampion në fuqi evropian, kundërpërgjigjen përmes kroatit Mario Mandzukic dhe 1:1. Se gjermanët janë gjermanë pa dyshim e vërtetuan në minutën e 68-të kur Tomas Muller nga afërsia realizoi dhe 2:1. Arjen Robben, si gjithmonë, i pandalshëm, duke dërguar gjuajtje të saktë nga rreth 13-14 metra dhe 3:1. Shqiptari nga Kosova, Adnan Januzaj, luajti nga minuta e 81-të për Manchester Utd, duke e zëvendësuar Welbeck. Bayerni me rezultat të përgjithshëm 4:2 kualifikohet në gjysmëfinale.

Atletico Madridi pak kujt ia ka mbushur syrin e ka tronditur Barcelonën që ka në mesin e saj yje, si: Messi, Iniesta, Xavi, Neymar etj. Atletico shënoi fitore me rezultat 1:0 kundër Barcelonës. Futbollisti Koke në minutën e pestë ka realizuar golin e fitores së madhe pas asistimit te Adrian.

Lojë interesante, dominim i Barcelonës, por e gjitha qe e kot, kur nuk ia dolën që të mposhtin portierin Courtois.Atletico në ndeshjen e parë barazoi 1:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 2:1 kualifikohet më tutje, kurse për Barcelonën eliminimi është sikur “vdekje”. 

Në gjysmëfinale janë kualifikuar: Bayern Munichu, Real Madridi, Atletico Madridi dhe Chelsea. Te premten (më 11 prill) tërhiqet shorti për në gjysmëfinalen e Champions League.

Lajme të ngjashme

Back to top button