Grubi thotë se ka faj edhe Lëvizja BESA pse sot Zaev nuk është kryeministër

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, gjatë një interviste për “Zërin” ka akuzuar presidentin George Ivanov se nuk e dëshiron ndryshimin e pushtetit në Maqedoni, duke mos ia dhënë mandatin për formimin e Qeverisë Zoran Zaevit. Ai thotë se Ivanov po nxit konflikte ndëretnike.

Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov, nuk e dëshiron ndryshimin e pushtetit në vend, prandaj deri më tani nuk ia ka dhënë mandatin për krijimin e qeverisë shumicës së re parlamentare.

Sipas Grubit, rol jo të vogël pse Zaevi sot nuk është kryeministër dhe pse ekziston mundësia që të ketë trazira ndëretnike ka luajtur edhe partia e re shqiptare “Besa”, respektivisht qëndrimi publik i tyre.

Megjithëkëtë, Grubi beson se shumë shpejt do të vazhdojë seanca e ndërprerë, në të cilën pritet të zgjidhet për herë të parë në postin e kryetarit të Kuvendit një shqiptar.

Duke folur rreth përfitimit të shqiptarëve me koalicionin e ri që pritet të ndodhë, Grubi ka treguar se tashmë janë marrë vesh me LSDM-në që gjuha shqipe të bëhet gjuhë zyrtare në çdo institucion dhe adresimi i  menjëhershëm i rasteve të kontestuara gjyqësore si: “Monstra”, “Sopoti”, “Lagjja e Trimave” në Kumanovë do të jetë një tjetër prioritet i qeverisë së re.

 

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. 100% faji eshte i Bdi sepse ajo cdo ghe organizoi ,bile bile edhe fotografimin e lidereve e kishte menduar mire se si do dukej …..
    Pra, kjo eshte ajo bomba qe Alia Ahmeti e kishte pregaditur dhe ia k8shte dhene ne dore Ivanovit…
    Na rrujt Zoti prej ti Grubi dhe kompanise tande…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button