Presidenti hungarez e nënshkroi ligjin kontestues për refugjatët, të mbahen në paraburgim!

Presidenti hungarez Janosh Aderi e nënshkroi ligjin kontestues, me të cilin mundësohet që të gjithë azilkërkuesit, duke i përfshirë minorenët më të moshuar se 14 vjeç, të mbahen në paraburgim në kampet kontejnere kufitare.

Ader ligjin e nënshkroi të mërkurën, në ditën kur në atë vend shënohet festë shtetërore në kujtim të revolucionit hungarez të vitit 1848 kundër monarkisë së Habsburgut, thuhet në faqen e Parlamentit hungarez.

Presidenti hungarez e aprovoi ligjin edhe krahas kundërshtimit të grupeve të numërta për mbrojtje të së drejtave të njeriut.

UNICEF-i vlerësoi se ky vendim është dëshpërim i madh për të gjithë fëmijët, tek të cilët do të ndikojë ligji i ri.

“Paraburgimi asnjëherë nuk është në interes më të mirë për fëmijën”, njoftoi Agjencia.

Ligji i ri është vepër e “mbylljes legale të kufijve” të Qeverisë hungareze, gjegjësisht një sërë rregullash, të cilët së bashku me gardhet e ndërtuara në vitin 2015 në kufirin me Serbinë dhe Kroacinë, duhet t’i mbajnë migrantët jashtë vendit.

Kryeministri hungarez Viktor Orban pohon se ligji i ri për refugjatët në pajtueshmëri me standardet ligjore të Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button